Operacion i madh anti-drogë në Greqi, 25 të arrestuar, mes tyre 4 të rinj shqiptarë

541
GREQI- Një operacion i gjerë anti-drogë është zhvilluar nga policia greke, si rezultat i të cilit kanë përfunduar në pranga 25 persona. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për 21 shtetas grekë dhe 4 shtetas shqiptarë.
Mësohet se shtetasit grekë janë të moshave nga 22 deri në 67 vjeç ndërsa shqiptarët 22-32 vjeç. Ata akuzohen për trafik droge në Thesalia.
Po kështu gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 8 kg marijuanë, 619 gram kokainë, disa armë e 14 makina.
Sigal