Olta  Xhaçka, tender 156 milonë lekë për përkthime

314
Sigal

Ministria e Jashtme me administratën më të fryrë në Shqipëri, tenderon miliona lekë për përkthimin e legjislacionit të BE-së nga anglishtja në shqip. Po si ka mundësi që qindra të punësuar janë rekrutuar me kriterin bazë, njohjen e gjuhës angleze, nuk dinë të përkthejnë por bëhet tender ? Këto janë pasojat e mbushjes së administratës me militant e patronazhist duke anashkaluar  qindra të rinjë e të reja që lihen rrugëve pa punë.

 

Numri i punonjësve në administratë fryhet, Ministria e Jashtme vuan për 20 përkthyes. Ku janë përkthyesit zyrtarë?

E ndërsa gjendet koha për të hartuar qindra faqe për tenderin e përkthimit, nuk arrihet të identifikohen 10 punonjës të Ministrisë së Jashtme për të përkthyer dokumentet lidhur me BE!

 

Ministria e Jashtme, e drejtuar nga Olta Xhaçka ka hapur një tender për të përkthyer materiale nga gjuha angleze në shqip dhe anasjelltas. Anglishtja prej kohësh është kthyer pothuajse në një gjuhë zyrtare, veçanërisht në rekrutimin e punonjësve në administratë, çka do të thotë se ata që janë rekrutuar në Ministrinë e Jashtme, duhet të jenë më të kualifikuarit mes të kualifikuarve, përsa i takon kriterit të gjuhës së huaj.

Në jo pak raste, pikërisht ky institucion shfaqet si mjaft i angazhuar edhe për të “shuar” konfliktet kudo në Botë, por na rezulton se nuk paska disa punonjës apo specialistë që të angazhohen për të përkthyer materialet nga shqipja në anglisht apo anasjelltas.

E ndërsa gjendet koha për të hartuar qindra faqe për tenderin e përkthimit, nuk arrihet të identifikohen 10 punonjës të Ministrisë së Jashtme për të përkthyer dokumentet lidhur me BE!

 

Dhe çuditërisht kjo ndodh kur në organigramën apo strukturën e institucionit ka edhe një sektor, atë të përkthimit.

Sipas Boldneës.al, Ministria e Jashtme ka hapur një tender me objekt “përkthim i legjislacionit të Bashkimit Evropian”. Fondi për këtë tender është 13.128.666 lekë pa TVSH, ndërsa po t’i shtosh edhe TVSH-në shuma shkon në 156 milionë lekë të vjetra.

Një shumë e konsiderueshme duke parë objektin që është për përkthim, në një kohë që në Ministrinë e Jashtme janë të punësuar qindra punonjës, të cilët kanë në CV-të e tyre mbrojtjen e gjuhës angleze. Ndërkohë këto shpenzime mund të evitoheshin duke punësuar me honorare petagogë të dalë në pension.

Madje, janë shkolluar edhe në universitete prestigjioze në botë, teksa për të përkthyer disa faqe kjo ministri harxhon miliona lekë.

Në dokumentet shoqëruese, Ministria e Jashtme kërkon përkthimin e legjislacionit evropian nga gjuha angleze në atë shqiptare dhe anasjelltas. Sipas hulumtimit të dokumenteve rezulton se ministria kërkon përkthimin e legjislacionit të BE-së anglisht-shqip të 6412 faqe.

Gjithashtu, kërkon edhe përkthimin e 188 faqeve nga gjuha shqipe në atë angleze. Megjithatë, ajo që bie erë në gjithë këtë histori është pikërisht objekti: përkthimi!

Pyetja që lind është po sektori i përkthimit në Ministrinë e Jashtme, i cili është në varësi të Drejtorisë së BE-së pse nuk angazhohet për të bërë detyrën?

Dhe nëse ka mungesë stafi, me këtë shumë të akorduar dhe me pagat mesatare në këtë ministri, Xhaçka mund të punësonte 20 përkthyes dhe redaktorë.

Koha e ka treguar që këto tendera fitohen nga i njëjti subjekt. A do të ndodhë edhe këtë vit?