Olta Xhaçka, miliona Euro me shoqëri ilaçesh: “UniPharma” u hap 1 muaj pasi u bë ministre e Mbrojtjes

18
Sigal

Marifeti që Artan Gaçi, bën me ilaçet; të cilat ia regjistron Agjencia e Barnave me dokumente importi false, nga të cilat fiton 900 milionë lekë në vit; por dhe 20 miliardë lekë tenderë për furnizimin e spitaleve.

 

Pas emërimit në qeveri, Olta Xhaçka i është futur gjerësisht bizneseve, që lidhen me asetet dhe fondet e shtetit, duke siguruar pasuri, leje ndërtimi e miliona Euro nga fondet publike, paçka se ligji për konfliktin e interesit, e ndalon të përfitojë ajo dhe familjarët e afërt.

Por Olta Xhaçka, tashmë renditet te kasta e investitorëve strategjikë dhe po mbrohet për të mos iu hequr mandati e të mos përballet me drejtësinë.

Ajo ka kompani ndërtimi “AG.Ç Sh.p.k”, resort “Dreamades Luxury Suites” në Himarë dhe fermë vreshtash, fabrikë pijesh e bujtinë “Melesin Sh.p.k” në Leskovik; si dhe agjenci doganore “Elite Brokers 2020” në emër të të vëllait Andi Xhaçka e 3 biznese zyrë noterie, avokatie e konsulencë juridike në emër të mamasë Natasha Xhaçka.

Por strategjikja Olta Xhaçka, ka dhe një kompani importi e tregtimi ilaçesh të quajtur “UniPharma Sh.p.k” me qendër në Kashar, te e cila bashkëshorti Artan Gaçi ka 50% të pronësisë, ndërsa 50% e ka miku i tij, Ilir Shehu

Kjo firmë ilaçesh e materialesh mjekësore, është krijuar më 9 tetor 2017, ose afro 1 muaj pasi Olta Xhaçka u emërua ministre e Mbrojtjes, ndërsa 2 muaj pas emërimit shtoi me 40% fondin e furnizimit me ilaçe në shërbimin mjekësor të ushtrisë.

Si me shkop magjik, xhiroja vjetore e kompanisë “UniPharma Sh.p.k” e Olta Xhaçkës, arriti 1.9 miliardë lekë në vitin 2018 e 2.2 miliardë lekë në vitin 2019, ndërsa në vitin 2023 ka arritur 3.7 miliardë lekë me  fitim vjetor 930 milionë lekë.

Kaq xhiro e deklaron nga importet, por nga raportet e agjencive gjurmuese dhe raportet konfidenciale të doganës e policisë së kufirit, rezulton se firma “UniPharma” ka futur 3 fishin e sasisë së ilaçeve e materialeve mjekësore që ka deklaruar e i ka regjistruar dogana.

Në shërbim të saj, është vënë Agjencia Shtetërore e Barnave; e cila sasitë e ilaçeve kontrabandë, ia regjistron me dokumente importi false, duke i hapur rrugën shpërndarjes nëpër firma tregtare, tregtimit direkt në farmacitë private, te lista e rimbursimit dhe te farmacitë spitalore, ku shoqëria “Uni Pharma Sh.p.k” e Olta Xhaçkës është futur gjerësisht.

Ajo gjithashtu ka marrë dhe 20 milionë Euro tenderë, shumicën gjatë pandemisë “Covid 19”, nëpërmjet firmës “Medicamenta” të ortakut Ilir Shehu, firmë që shtoi numrin dhe vlerën e tenderëve pas ortakërisë me burrin e Olta Xhaçkës, kur kjo u bë ministre e Mbrojtjes./Pamfleti