Nis shembja e godinës katërkatëshe pranë “Arenës Kombëtare”

537
Sigal

Shembet godina pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Nuk do të shembet me shpërthim të kontrolluar me tritol por nëpërmjet fadromave. Në këtë godinë ishin vendosur disa biznese, si bar kafe dhe fast food. Godina 4-katëshe ishte ndërtuar para disa vitesh në hapësirë publike.

Në këtë hapësirë është planifikuar për të qenë parkim, që do t’u shërbejë tifozëve që do të zgjedhin të shohin ndeshjet nga “Arena Kombëtare”. Shembja është bërë me anë të fadromave dhe jo me shpërthim të telekomanduar.