Olldashi: “Ndërtimi i Unazës së Madhe, zgjidhja e trafikut në kryeqytet”

575
Sigal

Unaza e madhe është duke marrë jetë dhe do të shpëtojë Tiranën nga trafiku i lartë i automjeteve, duke shmangur kalimin tranzit në kryeqytet. Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, gjatë inspektimit të rrugës nga Sauku për në rreth-rrotullimin e Qendrës TEG, u shpreh se 2.8 km të kësaj rruge janë drejt përfundimit me të gjitha standardet bashkëkohore. Ndërkohë, një sërë projektesh të tjera të Ministrisë në bashkëpunim edhe me projektet e Bashkisë Tiranë, do të fillojnë punimet për përfundimin e unazës së madhe dhe zgjidhjes së nyjes gordiane, në lidhje me trafikun e rënduar në kryeqytet. Rruga, që pritet të fillojnë punimet së shpejti, është ajo nga qendra TEG deri tek Ura e Brarit me një gjatësi prej 9.2 km dhe do të kushtojë 60 milionë euro.