25 vjeçari goditet me sende të forta në kokë, sillet në gjendje të rëndë në Tiranë

192
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Laç. Një 25 vjeçar raportohet se është goditur me sende të forta në Sanxhak të Laçit.

I riu i dëmtuar është identifikuar si R. L. Ky i fundit ka marrë plagë në kokë dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Ndërsa mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një sherr të çastit ndërmjet të rinjve që ka agravuar duke përdorur sende të forta.