Ministria i dhuron Karathanos mbi 1 miliard lekë, koncesionari “gllabëron” edhe kitet e testimeve. Fondet po qarkullojnë brenda një grupi të vogël oligarkësh që po minojnë “shëndetësinë falas”. Në aferën e laboratorëve, Karathano i firmës “Pegasus Sh.p.k”, dyshohet si falsifikator dokumentesh me të cilat ka përfituar i 114 milionë Euro, që është shifër 4 herë më e lartë se kostoja reale e shërbimit laboratorik. Ai është kallëzuar nga KLSH si pjesë grupit të implikuar në skandalin e koncesionit, por askush nuk guxon ta marrë në pyetje
Fondet për Shëndetësinë po qarkullojnë brenda një grupi të vogël biznesmenësh që kanë mbërthyer këtë sektor dhe minuar “shëndetësinë falas”. Me një ofertë sa 99% e fondit limit, Pegasus SHPK u shpall fituese e tenderit me “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.
Fondet për Shëndetësinë po qarkullojnë brenda një grupi të vogël biznesmenësh që kanë mbërthyer këtë sektor dhe këtu mund të jepet një arsye pse nuk kemi “shëndetësi falas”. Në çdo institucion shëndetësor abuzohet me fondet dhe në fund investimet janë të pakta. Këto abuzime shtohen ndërsa Ministria e Shëndetësisë aprovon aferat me tenderët ku shpenzohen miliarda lekë.
Këtë herë ministrja Albana Koçiu i ka lënë dorë të lirë drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit te Gjakut, Irena SEFERI, që të zhvillojë tenderin me “Flamur të kuq”. Më datë 28 shkurt 2024, Seferi ka njoftuar garën për tenderin me objekt ‘Lot.1 “Kite, reagentë e aksesorë të tjerë të nevojshëm për testime në laboratorin e agjentëve infektivë’, për të cilin janë vënë në dispozicion 1 milion euro.
Sipas dokumenteve të tenderit do të blihen disa kite që përdoren për analiza dhe testime.Edhe pse bëhet fjalë për një fond të madh që paguhet nga taksat e qytetarëve, Seferi dhe Koçiu kanë vazhduar procedurat e tenderit me një ofertë të vetme, të paraqitur nga firma Pegasus SHPK e Janis Karathanos. Në fakt, në këto raste ligji kërkon që tenderi të anulohet për shkak të mungesës së konkurrencës por plani i dy grave ishte ndryshe.
Me një ofertë sa 99% e fondit limit, Pegasus SHPK u shpall fituese e tenderit. Ndërkaq, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Ky portal monitorues dhe mediat kanë ngritur zërin dhe kanë raportuar abuzimet përmes tenderave, por reflektimi është i vogël.
Në aferën e laboratorëve, Janis Karathano i firmës “Pegasus Sh.p.k”, dyshohet si falsifikator dokumentesh me të cilat ka përfituar i 114 milionë Euro, që është shifër 4 herë më e lartë se kostoja reale e shërbimit laboratorik. Ai është kallëzuar nga KLSH si pjesë grupit të implikuar në skandalin e koncesionit, por SPAK nuk e ka marrë as në pyetje.
Fituesi Janis Karathanos është bashkëpunëtor i fortë i Ministrisë dhe prej vitesh dhe vazhdon të vjelë lekë nga shëndetësia.
Që në prill të vitit 2019, Karathano zotëron koncesionin për laboratorët në vend. Vlera e kontratës për koncesionin e laboratorëve është 13 miliardë lekë dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Koncesioni drejtohet nga “Labopharma” me seli në Tiranë, “Exalab” me seli në Francë dhe kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës, e cila është degëzim i firmës PEGASUS.
Në aferën e laboratorëve, Janis Karathano i firmës “Pegasus Sh.p.k”, dyshohet si falsifikator dokumentesh me të cilat ka përfituar i 114 milionë Euro, që është shifër 4 herë më e lartë se kostoja reale e shërbimit laboratorik. Ai është kallëzuar nga KLSH si pjesë grupit të implikuar në skandalin e koncesionit, por SPAK nuk e ka marrë as në pyetje.
Në raportin e KLSH, Janis Karathanos rezulton si mashtruesi që ka përdorur dokumente shtetërore private e preventivë fals, për të marrë koncesionin, duke bashkëpunuar me titullarët dhe zyrtarët e autorizuar të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pavarësisht atij skandali, Karathanos vazhdon të marrë tenderë nga Koçiu njësoj siç përfitonte nga Manastirliu. Epo me sa duket Karathano i paska lidhjet edhe më lartë se ministret.