Po afrohen votimet/ Pushtetarët kujtohen për pensionistët nga zgjedhjet e reja, e u hedhin si pulave kokrra misri kur thesi ka mbaruar

28
Sigal

 Në prill i gënjyen me indeksimin. Ja si mbyllin muajin me barkun bosh e pa ilaçe

Ja si armata e pensionistëve në qytet e në fshat mbyllin muajin pa i marrë të gjitha ilaçet e zemrës se ato të rimbursuarat nuk u bëjnë fajde, ose marrin borxh në e dyqane, ose presin ndonjë pusullë nga fëmijët e tyre në emigracion

 

Bijtë që  lënë pa bukë babë e nënë janë pushtetarët, parlamentarët e qeveritarët tanë, që i mbushin xhepat e tyre e gurë në trastë për etërit, që i kanë lënë të braktisur  në kuptimin e plotë të fjalës. Bij që mbushin hararët e tubat e ajrosjeve, sëndukët, tavanet e bankat e huaja me para të vjedhura e prindër të katandisur në ditë të hallit, pa bukë për darkë, që e kalojnë dimrin mbëshjellë me batanie, sepse nuk kanë ose nuk e përballojnë dot kondicionerin e që  presin vdekjen a shkojnë vetë tek ajo ngaqë nuk i  përballojnë dot hallet.

Arbër Progonati

Një teori predikon: “vrisni” etërit që të ngjiteni më lart, një metaforë që  do të thotë “vrisni” ata që themeluan punë të këqia. Kjo do të thotë vrisni konceptet, mentalitetet.  Po është për t’i vrarë vërtet pleqtë sot, i vrisni që edhe ata të shpëtojnë, por mos i lini pa bukë, pa pension, pa ilaçe, pa ngrohje, që të vdesin me gazep, se më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund.
Babë e nënë ose prindër në një familje të madhe janë të moshuarit,  fëmijë janë ata që kanë lindur prej tyre. Babë e nënë te ne janë armata e pensionistëve dhe pensionisteve në qytet e në fshat, që e mbyllin muajin o pa i marrë të gjitha ilaçet e zemrës se ato të rimbursuarat nuk u bëjnë fajde, ose marrin borxh e kanë mbushur fletoret e dyqaneve, ose presin ndonjë pusullë nga fëmijët e tyre në emigracion që edhe vjen edhe s’vjen, sepse fëmijët kanë hallet e tyre, ata që janë të martuar kanë shtëpitë e fëmijët e tyre, ata që janë beqarë kanë planet e tyre se do fejohen e do të martohen, sepse edhe atje ku janë ata nuk pritet paraja me gërshërë.

 Pensionistët e pakuruar, gjysëm të kuruar, të uritur, që lënë pas borxhe, fletore detyrimesh, po shkojnë, kanë marrë rrugën për Janinë duke iu bërë gjuha zog për një shtesë dinjitoze pensioni. Ata janë katandisur si dikur pleqtë në fshat që iknin në atë botë duke u lutur për  një kile mish.
70 lekë merr motra ime në fshat pa kurrfarë ndihme, 83 vjeçe, 4700 lek paguan ilaçe zemre, sepse ato që  rimbursohen ia mbajnë tensionin 18, 1300 ujë e drita,  mbeten 5000. Po a e mban dot frymën për 30 ditë me 5000 që i mbetën? Me 300 lek në ditë të harxhojë, i duhen 9000

Bijtë që  lënë pa bukë babë e nënë janë pushtetarët, parlamentarët e qeveritarët tanë, që i mbushin xhepat e tyre e gurë në trastë për etërit, që i kanë lënë të braktisur  në kuptimin e plotë të fjalës. Bij që mbushin hararët e tubat e ajrosjeve, sëndukët, tavanet e bankat e huaja me para të vjedhura e prindër të katandisur në ditë të hallit, pa bukë për darkë, që e kalojnë dimrin mbëshjellë me batanie, sepse nuk kanë ose nuk e përballojnë dot kondicionerin e që  presin vdekjen a shkojnë vetë tek ajo ngaqë nuk i  përballojnë dot hallet.
Këto dy vargje të goditura, që i vura si titull të shkrimit, i kam marrë nga një plakë pak tradicionale labe dukatase, që banon pranë meje, tek i biri mësues, këtu në Tiranë. Ajo është një vjershëtore e thekur dhe shpesh bisedat i bën edhe me pak bejte, edhe me pak spec dhe thotë me ironi: motë moj mushkë motë/ ta mbush trastën plotë. Po deri atëhere, thotë ajo, kam vajtur në varrezat e Dukatit unë, kam marrë kum te bova përdor një shprehje vlonjati.
Ndrruam sistemet e thamë se mbaruan hallet tona, bëmë mirë apo keq e bëmë, ua lamë radhën bijve, do të kemi ekonomi thamë, prosperitet,  do të kemi pensione, do jetojmë me dinjitet njerëzor.
Por ramë nga shiu në breshër. As pensione patëm e as qeveritarë kemi që të na shohin me të dy sytë sikurse sheh fëmija prindin, bij që i kanë hipur kalit e s’i zbresin më për kiamet, që nuk shkojnë njëherë në magjen e pensionistit e të shikojnë nëse ka gjë, që nuk e bëjnë një laps për të parë se si dalin ata me lekët në fund të muajit, kanë të hanë a agjërojnë dymbëdhjetë muaj viti, debutetë që janë punësuar në bigbradher e që s’ngrenë një hall të popullit në parlament.
Ime shoqe merr 10000 lekë pension, më tha një mik imi, i mba sytë nga qielli, madje edhe lutet në mënyrën e saj se është edhe pak besimtare që t’i rritet pensioni, por merr nga 300 lekë në muaj shtesë nga indeksimet në vit, tri bukë bazike në muaj.
Po shqyhen gazetarët,  pushtetarët, parlamentarët e shoqatat që e dinë nën  cilën çati janë fshehur, kush e kush të na i qajë hallin më shumë, se do të ketë rritje pensioni, se janë çliruar kaq e aq vlera monetare, të cilat do të shkojnë tek pensionisti, se do të dalë naftë, se gjetën hidrogjen, se u shtuan turistët  e kujtojnë se pensionistët janë injorantë që t’i besojnë dokrrat e tyre e që të ngopen me lugën bosh. Pensionistët i dëgjojnë e shikojnë njëri-tjetrin në sy, thua se e besojnë.
Thonë se u shtuan të ardhurat kombtare ose e ardhura e krijuar rishtas thuhej,  se u hoqën ca lekë mënjanë, se shteti do t’i mbështesë njerëzit në nevojë siç janë edhe pensionistët e se do të ketë minimum jetik për ta që t’i mbyllin ditët që u kanë ngelur si njerëz, që t’i kenë edhe pesë lekë veç, sepse s’dihet ç’sjell e nesërmja e ç’afishe lexojmë te shtylla  rruge.Thonë se do të dalë hidrogjen në Bulqizë, thonë se do të dalë naftë në Shpirag, por zor se ato, edhe nëse do të ndodhin, kanë lidhje me pensionistët.
Thanë se do të kishim një indeksim a shtesë në prill, u frynë edhe currubabeve a vuvuzelëve, por nuk erdhi gjë, erdhi vetëm daullja e ramazanit trotuareve, që sikur thërriste: o qeveritarë të dhjamur, i ktheni sytë nga etërit tuaj, për babë e nënë, që i latë pa ngrënë. Ata që nuk i kishin marrë pensionet pyesnin ata që i kishin marrë këto ditë, përgjigja ishte: gishtin e madh lart të dorës grusht,  ky gjest shqipërohet: hip këtu të shikosh Stambollin, piqu me Milon, ose kët(ë) ke.
Qeveria e paska një hall dhe shpesh, edhe psherëtin,  se e ka një ide për pensionistët. Edhe pensionistët  e dinë që e “ka” atë ide, por tutje nga zgjedhjet e reja, sepse pulave kur u hedh ca kokrra misri, të vijnë pas edhe kur thesi ka mbaruar. Kur i duhen pensionistët, e lëshojnë premtimin për ta. Dhe ne gjithherët e kemi ngrënë kokrrën e misrit.
Ajo heqja në zemër, që  bëjnë legjislativët dhe ekzekutivët, më kujtojnë një  Peshkopi në vitin 1983, isha me punë atje. Nexhmie Hoxha, si bijë e asaj treve, kishte ardhur për vizitë a llixha aty dhe një takim e bëri në shtëpinë e pritjes. Dhe e filloi bisedën: Enveri më tha një ditë: moj Nexhmie, këtë popull e shoh të lirë, të arsimuar, të ushqyer (këtu ca karrige kërcitën), kur do ta shoh edhe të veshur mirë? Dhe ajo i kishte thënë se ishte Kombinati i tekstileve Berat, trikotazhi i Korçës, Kombinati i tekstileve Tiranë,  vepra të mëdha të partisë etj, etj. Karriget e dibranit, që dibrani kur hesht ka folur, vazhdonin krrëk-krrëket ca si shumë.
Pensionistët, e dëgjojnë “merakun” e shtetit dhe kërcasin gishtat: motë moj mushkë mot/ Ta mbush trastën plotë.
Qeveritarët thonë se pensioni është mekanizëm, që vepron jashtë qeverisjes, merr aq sa ke lënë, merr aq sa kanë paguar e sa paguajnë sot punonjësit, madje po u thuhet se po rriten derdhjet e pensioneve, por ato janë për ata që vijnë, jo për këta që po shkojnë, se ca gjëra i dinë,  ata duan të dinë nëse e ka ndonjë mendje shteti apo ndonjë reformë për  shtresën më të varfër të shoqërisë, se po mësojnë për ditë se paska aq shumë lekë nga ky turizmi sapo mbushin thasët të mençurit e të shkathtit nëpunës qeveritarë, se, sikur të mbyllen qoftë edhe pak këto rubinetat e hajdutërisë, a nuk mund të kenë edhe ndonjë bonus për të qenë?! Viti i ri një gjysmë gjeli, Kosova, që dje doli nga lufta,  pati mbështetje më të madhe për etërit.
Pensionistët e pakuruar, gjysëm të kuruar, të uritur, që lënë pas borxhe, fletore detyrimesh, po shkojnë, kanë marrë rrugën për Janinë duke iu bërë gjuha zog për një shtesë dinjitoze pensioni. Ata janë katandisur si dikur pleqtë në fshat që iknin në atë botë duke u lutur për  një kile mish.
70 lekë merr motra ime në fshat pa kurrfarë ndihme, 83 vjeçe, 4700 lek paguan ilaçe zemre, sepse ato që  rimbursohen ia mbajnë tensionin 18, 1300 ujë e drita,  mbeten 5000. Po a e mban dot frymën për 30 ditë me 5000 që i mbetën? Me 300 lek në ditë të harxhojë, i duhen 9000 lekë  që ta përballojë muajin “meskëputura në mes.”
Po pensionistët ç’bëjnë? Populli thotë: ankoiu vetes! Dy duar për një kokë janë. Në botë pensionistë, me rrugë demokratike, kanë rrëzuar qeveri e kanë ngritur qeveri e kanë bërë edhe progres duke vënë në punë resurset e  bijtë e tyre, që natyra i lindi për së mbari.
Po pensionistët? E kanë ndonjë dritare për të parë se ç’duhet bërë? Kanë një barrë përvoje jetësore, kanë drejtuar, kanë ndërtuar, prodhuar, janë shumë fare të majtë e të djathë, kanë mbajtur me lodhje një shtet në këmbë,  nuk janë të gjithë në krevat,  bëjnë jetë të vështirë, por dora e mendja u punon, kanë bërë shkolla, fabrika, uzina, bonifikime, elektrifikim, vepra energjitike. A e kanë vrarë mendjen ata se ç’duhet të bëjnë për të mbrojtur interesat e tyre qoftë edhe ashpër, por ligjore, apo  ndjekin pas partitë politike, liderët e tyre, votojnë për ta pa e bërë një kontratë  se unë do të të jap, por edhe ti do të më japësh. Pensionistët parti politike rreth së cilës duhet të mblidhen kanë  partinë e tavolinës së bukës, të xhepit e të stomakut, partinë e ilaçeve, kanë interesat e tyre ekonomike, jetësore pa mohuar interesat e kombit, por edhe kombi me barkun bosh sikur nuk është shumë për ta. Marrëdhëniet me partitë janë marrëdhënie interesash, edhe të ngushta jetësore. Ku ka kauz ka edhe bashkim. Edhe me ulurimë mblidhen njerëzit kur u shkon thika në palcë. E thika më shumë në palcë se kaq nuk ka ku u shkon, veç se kur t’u këputet koka?! Nuk është fjala të bojkotojmë zgjedhjet se në zgjedhje, edhe tre vetë të shkojnë, fiton ai që merr dy me këtë kod elektoral që është.
Pensionistët e pakuruar, gjysëm të kuruar, të uritur, që lënë pas borxhe, fletore detyrimesh, po shkojnë, kanë marrë rrugën për Janinë duke iu bërë gjuha zog për një shtesë dinjitoze pensioni. Ata janë katandisur si dikur pleqtë në fshat që iknin në atë botë duke u lutur për  një kile mish.
70 lekë merr motra ime në fshat pa kurrfarë ndihme, 83 vjeçe, 4700 lek paguan ilaçe zemre, sepse ato që  rimbursohen ia mbajnë tensionin 18, 1300 ujë e drita,  mbeten 5000. Po a e mban dot frymën për 30 ditë me 5000 që i mbetën? Me 300 lek në ditë të harxhojë, i duhen 9000. Në botë, secili për hallin e vet lufton, qoftë personal që e ka më të vështirë,  qoftë shoqëror që e ka më të lehtë. Mos prisni të na japin bukë bijtë pushtetarë, parlamentarë, partitë, liderët, se ata trastën plot e kanë, atë që duket e atë që nuk duket. Gomarin nga balta e nxjerr i zoti, më tha plaka dukatase mbrëmë e që më dha shkas të flas në emër të saj, se bën vaki,  të fliste vetë ajo mençuri natyrale e pashkollë, kush e di se si do t’ua ripte pendët shtetarëve e ligjvënësve tanë, si skifteri.