OFL vijon aksionin në Lushnje dhe Fier, zbulohen 2 emrat e radhës

575
Sigal

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar edhe sot aksionin e tij. Zëdhënësja e OFL-së njoftoi se i dërguar formulari për deklarimin e pasurisë Saimir Taullait në Lushnje dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si ‘Ben Qimja’ banues në Fier.

Saimir Taullau rezulton i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim. Ai njihet për konfliktin me Aldo Baren në qytetin e Lushnjes që çoi edhe në ekzekutimin e Baki Taullaut, vëllait të tij, në vitin 2005. Përplasje me grupin e Aldo Bares është bërë për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, por ngjarje ende nuk është zbardhur. Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares.

Arben Isufaj i njohur me nofkën, Ben Qimja është nën hetim në Itali, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ai është një personazh i njohur në botën e krimit të Fier. I cilësuar si i forti i Fierit, Isufaj ka pasur më herët një përballje të gjatë me drejtësinë shqiptare, ku mundi të sfidojë prokurorinë. Ai dyshohej për vrasjen e Piro Koçiut, më 12 gusht 2002, në një pallat në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.