Aksidenti në superstradën Lezhë- Milot, policia jep detajet e para. Të plagosurit drejt Traumës

403
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në superstradën Lezhë- Milot.

Në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit janë përplasur dy automjete.

Për pasojë dy të rinj kanë mbetur të plagosur, konfirmoi policia.

Ata janë transportuar në spitalin e Lezhës e më pas drejt atij të Traumës në kryeqytet.

Policia ndodhet në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit.

Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Matit, automjeti me drejtues shtetasin K.F. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F.K.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime 2 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në mjetin me drejtues F.K., të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.