OFL sekuestron makinat e blinduara, nga 470 mjete…

451
Sigal

Automjetet e blinduara janë në fokusin e OFL-së dhe disa prej të cilave janë sekuestruar tashmë nga policia. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj janë pezulluar dhëniet e autorizimeve për këto mjete.

Thuhet se janë 470 mjete të blinduara, 118 prej të cilave zotërohen nga individët. Tirana mbetet e para në listë, ndjekur nga Durrësi, Fieri e Shkodra. Nga 118 autovetura që zotërojnë individët, shumë pak prej tyre po qarkullojnë këto kohë.

Një urdhër tjetër i drejtorit të Departamentit për Sigurinë publike, Gjovalin Loka kërkon pezullimin e procedurave për mjetet e blinduara deri në rregullimin e udhëzimit të ministrit të Brendshëm dhe atij të Transportit të vitit 2006.