Suplementi-Pena shqiptare/ Poezi nga Agim Xheka

714
Sigal

Agim Xheka

…”TE PIME”…

Po na gerryen distanca
mungesa jon e gjate
malli,meraku…

Deshira po na shkrumbon
shpirtin e kadifenjte
me flak rrufeje…

Nata na vjen e trishte
ngjyer me te zeza
Veshur si orakull…

Asnje shenje shprese
Sy te ngulur ne boshllek
Ne fund xhadeje

Te perfytyroj perher
Te veshur per udhe
Ne pritjen e gjat…

Ulur ne parmak verande
Me nje gote plastike
gjithmon boshatisur…

E gateshme te kalerosh
si vjedhacake e bardhe
Shaluar mbi nate…

Duke lene pas gjithcka
qoft edhe enderrat
prej vitesh qendisur…

“Eja sonte te pime
Duke trokitur gotat ne distance.
Le te genjehemi keshtu…
Shpirti ka nevoj per balance…”

NUK KA DIVORC ME PORADECIN…

Pogradeci nuk lindi kur linde Ti
Eh!Ndoshta kishte nje lule me pak
Ndoshta nuk ishte edhe kaq i bukur
Ndoshta iu shtua edhe nje zambak
A ndoshta u shumzua me nje flutur

Pogradecin e deshta pa lindur Ti
Te kishte kaq drite e kaq hijeshi
Besoj se s’priti buzeqeshjen tende
Liqeri kish po te njejten madheshti
Magjiplot gjer n’kufijt e nje enderre

Pogradeci ish thinjosh kur linde Ti
Shtrati ku u ngji

ze,ish fron perendie
Vlag’e liqerit e bekoj me perjetesi
Mal’i that e mbarsi me vello nuserije
Per te te mekuar Ty me pakez dashuri

Pogradeci ndoshta qante kur linde Ti
Dhe dallget i shfrynte ne bregun e qet
Ti ndoshta rrembeve zemerimin e tyre
Ndaj here-here kruan briret me poet
Here prehesh ne dritthyerje pasqyre

“Divorc me Pogradecin nuk bej dot kurr

NGA LINDJA NË PERËNDIM…

Unë ende nuk e kam ndalur hapin
dhe…deri në fund s’do e ndal kurrë.
Nga lindja në vdekje se kam sosur vrapin
dhe…hapin e fundit do ta hedh si burrë.

Çapaçulët i kam parë vetëm si milingona
dhe…nuk jam ulur me ta në një tryezë.
Ata janë majmunë veshur me pantallona
dhe…vdesin për tu quqjtur pak borgjezë.

Aty ku shkelin ata nuk mbin më bari
dhe…prapa lënë vetëm tokë të djegur.
Kur u vjenë fundi pëllasin si gomari
dhe…prodhojnë vetëm tym dhe mjegull.

Krimbat e shushunjat më lanë pa shtëpi
dhe…kur të sosem ndoshta s’do kem as varr.
Mbi eshtrat e mija nuk do urinoi njeri
dhe…lulkuqe do çelin aty përmbi bar.

Në jetën time nuk u shfaqa kurr “aktor”
dhe…askush nuk më njohu me dy fytyra.
Njerëzve-njerëz u fola me zemër në dorë
me zë si të shqipes plot dritë e ngjyra.

Kështu do të jem gjer në të fundmin hap
nga lindja në perëndim, me ballin lart…

Aldebaran.