Nxënësit e “Sami Frashërit” bojkotojnë mësimin, ja ç’po ndodh (VIDEO+FOTO)

692
Sigal

Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme dhe kanë zhvilluar një protestë.

Protesta është zhvilluar jashtë ambjenteve të gjimnazit “Andon Z. Çajupi”, aty ku po zhvillojnë mësimin prej dhjetorit të shkuar, pasi godina e “Sami Frashërit” pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit.

Arsyeja pse ata janë ngritur në protestë është për shkak të kohëzgjatjes së orëve të mësimit. Ata e zhvillojnë mësimin në orët e pasdites dhe një orë mësimi zgjat 45 minuta, kjo bën që ata të mbarojnë mësimin në orët e vona të mbrëmjes.

Gjimnazistët e “Sami Frashërit” kërkojnë që një orë mësimi të zgjatë 35 minuta, ose të gjendet një mënyrë tjetër ku mësimi të zhvillohet gjatë paradites. Nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre, nxënësit paralajmërojnë se bojkoti i mësimit dhe protesta do të vazhdojë dhe ditët në vazhdim.

Pas protestës së gjimnazistëve, Drejtoria Arsimore e Tiranës ka pranuar që këtë javë kohëzgjatja e një ore mësimi të jetë 35 minuta.

Për godinën e gjimnazit “Sami Frashëri”, thuhet se autoritetet kanë marrë vendimin për ta shembur dhe për ta ndërtuar nga e para.

Por kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, ky vendim ende nuk është konkretizuar në letër dhe ende nuk dihet se çdo ndodhë me atë godinë