Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rrugën e Tales, në Lezhë.
Grupi i hetimit ka arritur në përfundimin se shpejtësia e lartë është shkaku se pse humbën jetën 24-vjeçari Kristjan Magjuni dhe e fejuara e vëllait të tij, Atjola Ademi.
Po ashtu, hetuesit kanë thënë se përplasja me avllinë ka qenë shumë e fortë dhe ka rezultuar fatale për jetën e të rinjve.
Magjuni kishte pak ditë që kishte ardhur nga Italia, për festan te familja e tij në Tale. Rruga ku ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur ndriçim.




















