Shkodër e Vlorë, asgjësohen 1527 rrënje bimë kanabis

453
Rreth 1527 bimë kanabis sativa janë asgjësuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kultivimit të narkotikëve. Nga blutë e Vlorës janë zbuluar e më pas asgjësuar 485 bimë në fshatin Velsh dhe në fshatin Markat të Sarandës. Ndërkohë në Shkodër janë asgjësuar 1042 bimë në fshatrat Shpor dhe Karmë.
Nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht në fshatin Shpor, në komunën Gurë i Zi, janë gjetur dhe asgjësuar 8 parcela me 820 bimë narkotike Canabis Sattiva. Në fshatin Karmë, në Bashkinë i Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4 parcela me 222 bimë Canabis. Në të dy rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Ndërsa policia e Vlorës, gjatë operacionit anti-kanabis, ka zbuluar dhe asgjësuar 4 parcela me 485 bimë narkotike Canabis-sattiva. Një pjesë e bimës narkotike u zbulua në fshatin Velsh, në vendin e quajtur “Pylli Ormëne”. Në një sipërfaqe toke pa pronarë, u gjetën të kultivuara 285 bimë narkotike “Canabis”, ku lartësia e këtyre bimëve narkotike arrinte nga 20 cm deri në 120 cm. 
Ndërsa në Sarandë policia ka zbuluar dhe ka asgjësuar 1 parcelë me 200 bimë narkotike “Canabis-sattiva”. Bimët u konstatuan në fshatin Markat, në një vend të rrethuar me shkurre, me lartësi nga 20 cm deri në 120 cm. U bë asgjësimi i plotë i tyre më djegie dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal