Nuk ka president konsensual, digjet dhe raundi i tretë

121
Sigal

Digjet edhe raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit në mënyrë konsensuale mes mazhorancës dhe opozitës.

Sot në orën 16:00 ishte afati i fundit i dorëzimit të emrave, por edhe ky raund tashmë do të kalojë pa asnjë kandidaturë të paraqitur nga palët politike.

Ditën e nesërme (30 maj) do të mbahet seanca parlamentare për zgjedhjen e Presidentit, por me asnjë emër kandidati, nuk do të zhvillohet votimi.

Tashmë rradha për të zgjedhur Presidentin i kalon mazhorancës e cila i ka 71 vota të mjaftueshme për të përcaktuar kreun e ri të shtetit, edhe pse deri më tani ata nuk kanë nxjerrë asnjë emër.

Mazhoranca vendosi që tre raundet e para ku pritej zgjedhja e një Presidenti konsensual, propozimet t’ia lërë opozitës.

Por kjo e fundit nuk arriti që të depozitojë zyrtarisht një emër, pavarësisht mbledhjeve e diskutimeve të shumta të zhvilluara me mazhorancën.

Nëqoftëse në tre raundet e para Presidenti zgjidhej me shumicë të cilësuar prej 84 votash, tashmë në dy raundet e mbetura, mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me një shumicë të thjeshtë prej 71 votash.