“Nuk e dija që im atë do ta vriste”/ Dhurata Saliaj kërkon mëshirë para gjykatës: Kudreti ishte babai i tre fëmijëve

194
Sigal

Zbardhet dëshmia e Dhurata Saliajt, e cila akuzohet se ka bashkëpunuar me babain e saj për vrasjen e Kudret Saliajt.

Nga salla e gjyqit 33-vjeçarja ka mohuar se ka bashkëpunuar me babain e saj, Mexhit Picarin për vrasjen e babait të tre fëmijëve të saj.

Balkan Web ka publikuar dëshminë e Saliajt dhënë nga kafazi i xhamtë. Ajo tha se nëse do kishte dijeni për vrasjen, nuk do e kishte lejuar babain e saj që të bënte vrasjen. Mes të tjerash Dhurata Saliaj ka kërkuar mëshirë.

“Nuk e dija qe babi do bënte vrasje. Nuk do ta lejoja. Kudreti ishte babai i tre fëmijëve. Kërkoj mëshirë nga gjykata, pasi kam tre fëmijë,”- tha ajo para togave të zeza.

Ndërkohë, prokurori i çështjes i është kundërvënë deklaratës së saj dhe të babait të saj.

Ai tha se Dhurata Saliaj ishte bashkëpunëtore në krim për vrasjen e burrit të saj. Kujtojmë se nëna e tre fëmijëve ka qenë e dënuar me herët me dy vite burg për ‘dhunë në familje’.

Mësohet se ajo sot, teksa i është dhënë dhe masa ‘arrest me burg’ ka qarë me ngashërim.