Rreth 500 personalitete e miq, ishin pjesëmarrës në aktivitet. Kujtim Boriçi: “Libri, bazuar mbi dokumente, kujtime e dëshmi, për një nga personalitetet me emër të historisë së Ushtrisë Shqiptare të pas luftës së Dytë Botërore.
Nuri ÇUNI
Publicist
Me një pjesëmarrje si rrallë herë (afro 500 vetë) dhe në një organizim perfekt, paraditen e së shtunës, 19 prill 2025, në mjediset e Hotel-Piaza-Tiranë, u bë promovimi i librit monografi, “Komandant Rustem Peçi, i autorëve Kujtim Boriçi, Bernard Zotaj e Zaho Golemi. Aktiviteti u organizua nga, Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” (Nderi i Kombit); Akademia e Forcave të Armatosura” të Republikës së Shqipërisë; Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë (SHKURSH); Veteranët e LANÇ dhe familja Peçi. Prezantimi i librit u bë nga shkrimtari e publicist i njohur, DhimitërShtëmbari. Përshëndetën e dhanë mendime: Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj; Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; ish-partizani Naxhi Zhupa; Kastriot Muça, Sekretari i Shoqatës “Labëria”; HamitGojani, President i SHKURSH; AnastasAngjeli, mik i familjes Peçi. Me mjaft interes u ndoq grupi lab me interpretimin e këngës kushtuar Komandant Rustemit dhe interpretimi nga moderatori Albert Zholi, i poezisë “Guri që peshon rëndë”. Shoqata Labëria i dorëzoi familjarëve të Rustemit titullin “Rustem Peçi-Persolanitet i Labërisë”- pas vdekjes, ndërsa SHKURSH, “Dekoratë Mirënjohje për RustemPeçin-pas vdekjes.Në emër të familjes, përshëndeti EmaPeçi-Shahu, vajza e RustemPeçit. Në emër të autorëve, falënderoi Kujtim Boritti. Aktiviteti u ndoq dhe u pasqyrua nga mediet e shumta që ishin të pranishëm.
PREZNTIMI I LIBRIT NGA DHIMITËR SHTËMBARI
…Të dashur Kujtim Boriçi, BernardZotaj dhe Zaho Golemi, autorë të nderuar të monografisë “Komandant, RustemPeçi”!Të nderuar pjesëtarë të familjes së të paharruarit Rustem!
Të respektuar pjesëmarrës!Për një çast, le ta imagjinojmë mes nesh Komandant Rustemin, ku këta tre autorë të shquar t’i vendosnin përpara këtë monografi madhështore. Jam i bindur se ai do t’u drejtohej me buzëqeshje dhe do t’u thoshte:-Ç’keni bërë kështu, mor djem?! Gjithë ky libër për mua?!-Po, i dashur Komandant; për Ju, për jetën dhe veprën tuaj!- do të përgjigjej Kujtimi.- Madje, është i vogël për një ushtarak të madh si Ju.-S’kemi bërë lavde, Komandant, – do ndërhynte BernardZotaj. – Ç’themi në libër, i bazojmë në dokumente.
-Duam të tregojmë se kush ishit, Komandant, -do të shtonte Zahoja. -Këtë e bëjmë që brezave t’u transmetohet portreti juaj si ushtarak dhe patriot.
… Autorët kanë përgatitur një monografi të rëndë për nga pesha e mendimit; të rëndë nga përmbajtja akademike, sajuar bukur edhe nga ana profesionale dhe historike. Brenda librit gjen të kenë shkruar presidentë, kryeministra, gjeneralë, historianë, profesorë e studiues të njohur, të cilët e nderojnë dhe e vlerësojnë lart Rustemin si një ushtarak vizionar, si patriot të pashoqë dhe si qytetar aktiv. Presidenti Alfred Moisiu shkruan: “Komandant Rustemi do të kujtohet nga brezat e ardhshëm si një ushtarak shembullor dhe si një patriot i vendit tonë”. Presidenti Bajram Begaj shënon: Komandant Rustemi do të kujtohet nga ne dhe brezat e ardhshëm si ushtarak e komandant model i brezave të tërë oficerëve…”.
Në këtë vepër janë përfshirë edhe mendimet e shumë figurave të shquara të vendit, të gjeneral Bardhyl Nuredinajt, të Prof. Ago Nezhës, Izet Çullit, Hysen Shehut, Isa Tares, IdajetBeqirit, Bashkim Bregut, IlmiQazimit, Fatmir Abazit, Gjeneral Bilbil Memajt, Bilbil Dervishit, SuvorovNikollës, Asllan Gropasit, EduardAbazit, kantautorit Gjergj Leka, Luftar Gurit, EdmondShahollarit dhe të shumë të tjerëve…
…Le të përfytyrojmë një skenë të vogël, po plot emocion: sikur Komandant Rustemi të ishte mes nesh dhe t’i thoshnim me fjalë modeste: “Po shkojmë të promovojmë librin tuaj, Komandant!” Jam i bindur që ai, me thjeshtësinë që e karakterizonte, do të na përgjigjej: “Lëreni këtë punë, mos u lodhni për lavde; punoni për atdheun!” Por përgjigja e të gjithë neve së bashku do të ishte: E keni hallall këtë monografi, Komandant Rustemi! Se keni bërë shumë. Shumë si ushtarak, shumë edhe si kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”. Ndërkohë, edhe familjes shumë të nderuar Peçi do t’i drejtoheshim: E gëzofshi këtë vepër të shkëlqyer biografike, si dëshmi edhe e respektit dhe e dashurisë që ushqejmë të gjithë së bashku për atë burrë kartërqindësh, që eci ndershëm dhe këmbëngulës në gjurmët e të atit Hero i popullit…
PËRSHËNDETJA E DEDE EDMOND BRAHIMAJT
E kisha planifikuar dhe mezi prisja që të merrja pjesë në këtë ditë në këtë aktivitet të rëndësishëm, ditëlindjes së RustemPeçit dhe promovimit të librit, kushtuar komandantit e mikut tim të paharruar, përgatitjen e të cilit unë e kam ndjekur dhe hap pas hapi, me mjaft interes. Por një angazhim i para planifikuar ndërkombëtar, më ka privuar të jem fizikisht atu, duke u dërguar këtë mesazh.Familjarë të komandant Rustemit dhe ju pjesëmarrës në aktivitet, ju bekoj e uroj të gjithëve shëndet të plotë, begati në familjet tuaja, më shumë paqe e dashuri njerëzore, për ti bërë ditët që vijnë më të mira, për të rritur besimin në Zot e dashurinë e pakufishme për mëmëdheun, duke përmbushur kështu dhe përpjekjet e mesazhin e komandant Rustemit gjatë gjithë jetës së tij të ndritur. Ju siguroj se në këto momente, kështu siç jemi, Rustemi na sheh e na dëgjon nga atje lart e lumturohet, na falënderon dhe ndjehet krenar. Ndjehet krenar, por dhe na qorton për ndonjë gjë që nuk e bëjmë ashtu siç e donte ai.
Si ish-student i Rustemit së pari e, më pas, si mik e bashkëpunëtor, sidomos kur ai drejtonte Komitetin Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kam shumë mbresa e kujtime, një pjesë të të cilave ju do ti gjeni dhe në këtë libër serioz. Kemi shumë bashkëpunime dhe e kam mbështetur vazhdimisht në aktivitetet që organizonte. Rustemi ishte njeri i fjalës, i besës, punëtor si rrallë kush, i gjendur në çdo hall e situatë, i vendimeve të përgjegjshme, pavarësisht kostove. …Familjarë të komandant Rustemit, të jeni krenar për RustemPeçin, kryefamiljarin e njeriun tuaj të zemrës, që ruajti e pasuroi traditën e njohur të familjes Peçi, duke u lënë ju pasardhësve e të gjithë ne, një shembull të vyer që duhet ta ndjekim e çojmë përpara!Përgëzime për ju autorët për këtë libër!Zoti u bekoftë të gjithëve!
GJENERAL BRIGADE, BARDHYL NUREDIMNI
(Komandant i Akademisë së Mbrojtjes së FA)
Të dashur familjarë të gjeneral RustemPeçi, studiues, miq të librit dhe të historisë ushtarake, të nderuar të pranishëm!Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes në promovimin e monografisë mbi jetën dhe veprën e gjeneral RustemPeçi. Vepra që sot kemi në duar është homazh për patriotin, ushtarakun e lartë dhe njeriun frymëzues, që edhe përballë vështirësive, nuk e humbi kurrë besimin në idealet e larta dhe në Shqipërinë që ëndërroi. Gjeneral Peçi është një figurë që nuk i përket vetëm historisë së ushtrisë shqiptare, por edhe historisë së kombit. Ai ishte ushtarak me vizion, strateg largpamës, formues brezash dhe mbrojtës i vendosur i interesave të atdheut. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai ruajti integritetin profesional dhe dashurinë për Shqipërinë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe përgatitjen e brezave të shumtë të drejtuesve ushtarakë.Jeta dhe veprimtaria e tij përfaqësojnë një model frymëzues të përkushtimit ndaj detyrës dhe ndjenjës së lartë atdhetare. Në këtë vepër të sjellë me mjeshtëri, duke gërshetuar të vërtetën historike me ligjërimin poetik, hidhet dritë mbi rrugëtimin e tij jo vetëm si ushtarak i shquar, një figurë historike që i kushtoi jetën mbrojtjes së vendit, por edhe si njeri me vlera të larta që ka lënë gjurmë në zemrat e atyre që e njohën nga afër. Kjo monografi nuk është thjesht një rrëfim mbi një karrierë të ndritur, por edhe një dëshmi e shpirtit të tij të madh.Vizioni i tij si drejtues mbetet shembull edhe në ditët e sotme, kur Akademia e Forcave të Armatosura hedh hapa të sigurt si institucion elitar, modern dhe bashkëkohor, në përgatitjen e plejadës së re të drejtuesve ushtarakë. Ndaj kjo ditë merr vlera dhe rëndësi të veçanta për të gjithë ne, pasi përkujtojmë jo vetëm një njeri me vlera për bashkëkohësit e vet, por edhe një model që vazhdon të frymëzojë brezat e ardhshëm. … Vizionarë të tillë si RustemPeçi nuk njohin kohë, ata i paraprijnë asaj dhe mbeten përherë aktualë. I tillë ishte dhe mbetet komandant Rustemi! Kujtimi dhe vepra e RustemPeçit mbeten një testament i gjallë i asaj çfarë do të thotë të jesh në shërbim të vendit dhe popullit tënd.
HAMIT GOJANI, PRESIDENT I SHKURSH
… Ky aktivitet dhe kjo pjesëmarrje sot, janë jo vetëm mirënjohje për autorët, por dhe një event i rëndësishëm për të njohur, mësuar e vlerësuar kontributin atdhetar e shoqëror të komandant Rustemit e familjes emërmadhe Peçi, që gjithmonë, në çdo etapë të rëndësishme të historisë së Kombit tonë, ka qenë në ballë, në kahjen e duhur të historisë.Rustemi, jo vetëm ka meritën e edukimit e diplomimit të brezave të oficerëve, por ka lënë gjurmë në gjithë punën e aktivitetin e tij.
Unë nuk do zgjatem shumë, por do theksoj vetëm një fakt, me të cilin dhe ne të gjithë krenohemi: Lartësinë e të qenit të Rustemit komandant model, ushtarak madhor brilant; intelektual dhe bashkëpunëtor cilësor që përgatitej kërkonte e realizonte vetëm të mirën, atë që ishte në dobi të shoqërisë e kombit!
EMA PEÇI-SHAHU, VAJZA E RUSTEM PEÇIT
…Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra për praninë dhe respektin që po i tregoni njeriut tonë të dashur, RustemPeci. Është një nder i madh për ne që kjo sallë është e mbushur me njerëz që e kanë dashur dhe vlerësuar kaq shumë.Është e vështirë të flasësh për një njeri kaq të shtrenjtë, sidomos përpara jush, që keni qenë pjesë e jetës së tij në mënyra të ndryshme. Ju e keni njohur në të gjitha dimensionet e tij-si mik, koleg, udhëheqës, familjar e mbi të gjitha si njeri.Babai im, Rustemi, u rrit para kohe, në kohë të vështira, kur era e barutit ndihej kudo. Me çantën e mbushur me trakte dhe bomba, kalonte postblloqet fashiste si një djalosh i vogël, me guximin e një burri të madh. Ende fëmijë, u largua nga familja për të ndjekur studimet në fushën e artit që e dashuronte aq shumë-artin ushtarak.Ai e mbajti uniformën me nder për gjithë jetën, dhe e nderoi atë me punën, përkushtimin dhe integritetin e tij. Ashtu e kujtoj gjithmonë: i drejtë, i ndjeshëm, i palodhur në punë dhe me respekt të thellë për çdo njeri që takonte- të njohur apo të panjohur. Të gjithë ata që kanë pasur fatin ta njohin e ta kenë pranë, ruajnë vetëm kujtime të mira për të, në ditë të mira por edhe në kohë të vështira.Fjala për të ishte e shenjtë- e jepte dhe e mbante me përkushtim. Por jeta na mësoi se të rrallë janë ata që e mbajnë fjalën deri në fund. Ne, familja e tij, jemi të fortë, sepse kështu na rriti ai. …Dhe një falënderim të veçantë për nipin tonë, ArturMicko, i cili mundësoi organizimin e këtij eventi në nder të të paharruarit tonë, RustemPeci.
Fotot: Nuri ÇUMANI
GURI QË PESHON RËNDË
Labëri, o mal i sertë,
Zjarr i ndezur për vatanin,
Djemtë me supe tek retë,
S’e lëshojnë istikamin.
Picar o fshati me vulë,
Nëpër vite historie,
Mbete shtizë për flamurë,
Shkrove epope lavdie.
Trimërin’ ta mbajti gjallë,
Zyri që të ndenji zgjuar,
T’u bënë rrudhat në ballë,
Himn për kohën e trazuar.
Linde burra kapedanë,
Celo Picarin fajkua,
Shefqet Peçin tramundanë,
Për atdheun u betua.
Do vij soji në soj-ë,
Brez pas brezi, djal’ pas djali,
Ku ka rrjedhur do pikojë,
Është i shtrenjtë ideali.
Ndaj sot të vijm’ me këngë,
Bir o komandant Rustemi,
Guri që peshon rëndë,
Llavë e zjarrtë mademi.
Nexhip ONJEA