Një javë pa drita! Në Dukagjin situata është kritike

775
Zona e Dukagjinit ka 6 ditë pa energji elektrike dhe shkak është bërë bllokimi i kanalit që furnizon hidrocentralin e vogël që furnizon me energji këtë zonë.
Nard Polia, Administratori e Zonave te Mbrojtura Shkoder sqaroi situatën atje.
Polia: Sot kemi pasur reshje dëbore, tani ka shi. Gjendja nuk është e mirë pasi nuk kemi drita. Është e 6 ditë sot që punojnë në fshatrat e Thethit dhe Dukagjinit. Nuk kemi arritur që të na vijnë dritat. Për momentin jemi komplet të bllokuar edhe nga rruga. Në fshat ka rreth 20 cm borë, kurse sipër lart është rreth 60-70 cm borë.
-A ka turistë të bllokuar?
Polia: Ata e kanë kuptuar që moti do të ishte i keq dhe nuk kanë ardhur. Kanë anuluar udhëtimet.
Jemi mbledhur rreth 40 veta në ditë me pastru zhavorrin për të pastruar kanalin që sjell ujin në HEC që furnizon me energji elektrike Dukagjinin.
Sigal