Masakrohen pyjet e Gramshit, po zhvishet pylli shekullor i Vinës dhe Mali i Tomorrit, si zonë e mbrojtur

156
Sigal

Nuk kanë të ndalur skandalet dhe abuzimet e kryebashkiakut të Gramshit me prerjen e drurëve të pyjeve shekullorë të malit të Vinës, por edhe pyjet në malin e shenjtë të Tomorrit. Rreth 2 vite më parë kryebashkiaku Taçe u padit, dhe për të filloi edhe një hetim nga prokuroria, por që shumë shpejt u shua. Ndaj SPAK të marrë në dorë dosjen e kryebashkiakut të Gramshit, pasi prokuroria e Elbasanit ka konflikt interesi.

Masakra e prerjes së druve

Bashkia e Gramshit nën maskën e lejes që ka marrë për të prerë filizat e pemëve, po pret dhe drutë. Pamjet me makina me dru që qarkullojnë në sy të policisë, janë një dëshmi e qartë e masakrës mjedisore, të “mafies së pyjeve” që kalojnë qindra metërkub në ditë në rrugë dhe nuk po gjejnë ndëshkim. Qytetarët kanë denoncuar vazhdimisht maskarën që i bëhet pemëve. Një qytetar në joq tha se :  Jam një qytetar nga Gramshi dhe dua të bëjë një denoncim me video se si njerëzit e kryetarit të bashkisë presin dhe shkatërrojnë pyllin dhe kalojnë makinat me trupa në mes të ditës pa pikë problemi gjë e cila nuk lejohet.

Është koha që SPAK të marrë në dorë dosjen e zezë të bashkisë së Gramshit, pasi prokuroria e rrethit të Elbasanit, pas zgjedhjeve të 25 prillit,ka konflikt të pastër interesi. Vëllai i kryeprokurorit të Elbasanit kandidoi ,dhe nga data 10 shtator është deputeti që përfaqëson qytetin e Gramshit. Rreth 2 vite më parë këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Gramshit ju drejtuan me një letër të hapur Kryeministrit Rama për mungesën e llogaridhënies publike të kryebashkiakut Taçe: “Gramshi meriton më shumë dhe kryebashkiaku  është përfaqësues i klaneve dhe jo socialistëve të ndershëm” , u shpreh një nga këshilltarët e bashkisë. Dekriminalizimi i Kryebashkiakëve është edhe një nga kërkesat e vazhdueshme të diplomacisë përendimore dhe amerikane, të cilat kanë mbajtur një qëndrim të ashpër sidomos kohët e fundit nëpërmjet ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë. Ndaj lind vetëvetiu pyetja: Pse hesht prokuroria dhe SPAK për skandalet e kryebashkiakut të Gramshit, Klodian Taçe?!