“Nismë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”, ambasada e SHBA me studentët: Ngrini zërin!

445
Sigal

Përmes një postimi publikuar në Facebook Ambasada Amerikane në Tiranë shkruan së SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

Lidhur me këtë çështje, ambasada njofton se iu ka ardhur në ndihmë studentëve të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë, në kuadër të nismës për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.