Nis Kampionati Kombëtar i Volejbollit U-16 për vajza, Veliaj: Modeli që jep Federata, çelësi i suksesit për sportistët

Në Tiranë ka nisur Kampionati Kombëtar i Volejbollit, kategoria U-16 për vajza. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa përshëndeti ekipet e vajzave pjesëmarrëse në këtë kompeticion, deklaroi se si Federata e Volejbollit, ashtu edhe ajo e basketbollit, janë dy federata model.

“Ku ka bashkëpunim, ku ka transparencë, aty ku kryetari e sekretari i Federatës zgjidhen me zgjedhje të lira, të pastra dhe votohen nga një listë delegatësh, emrat e të cilëve i dinë të gjithë, në fund krijojnë një federatë model si Federata Shqiptare e Volejbollit. Nëse Albensi do të ishte votuar pa delegatë dhe me lista të sajuara; nëse Erli do të ishte votuar pa delegatë, me manipulime dhe falsifikime, ju nuk do ishit sot këtu. Një federatë që vjedh zgjedhjet e veta, sigurisht që vjedh edhe rezultatin e ndeshjes, shet lojën, dhe talentin që do të shkon në kombëtare e kthen në një lloj tenderi. Kur nuk ka besim, kur nuk ka moral, kur nuk ka transparencë, atëherë nuk ka lojë të ndershme. Mënyra si funksionon federata duhet të japë garancinë se edhe loja që do të zhvillohet këtu, të jetë e pastër”.

Sigal