Prokuroria i qëndron akuzave, kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin

181
Sigal

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon t’u qëndroi akuzave të bëra në shkallë të parë duke kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit nisi rishqyrtimin e dosjes në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pak kohë më parë.

Ndërkohë që në seancë, prokurorët e SPAK këmbëngulën për deklarimin fajtor të Tahirit për akuza që e lidhin atë me trafikun e drogës dhe grup të strukturuar kriminal. Ata i kërkuan gjykatës dënimin me 12 vite burg.

Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, i kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.