Nis firmosja e peticionit për shtyrjen e zgjedhjeve në Universitete/ Ja argumentet e Këshillit Studentor

311
Sigal

Këshilli Studentor Shqiptar, një nga zërat më të fortë gjatë protestës së studentëve, i ka kërkuar Ministres së Arsimit, Besa Shahini shtyrjen e datës së zgjedhjeve në Universitete.

Ato janë parashikuar në 30 Korrik, por Këshilli Studentor jep disa argumente pse ato duhet të shtyhen, pse janë antikushtetuese dhe pse vënë në rrezik shëndetin e studentëve.

Sipas Këshillit Studentor:

Nuk ka strategji si shmanget grumbullimi i studentëve të thirrur për votime për të shmangur infektimin me COVID.

Përjashtohen studentët që kanë mbyllur provimet në 26 Qershor ose kanë provime online.

Universitetet mund të presin në fund të korrikut vetëm 1/3 e studentëve në vitin e 3-të bachelor ose vitin e dytë master, duke u hequr të drejtën gjithë të tjerëve për të votuar.

Ulet ndjeshëm mundësia e pjesëmarrjes në votime e trupës zgjedhore për shkak të temperaturave tepër të larta.

Masat anti-COVID ndikojnë procesin zgjedhor duke mos garantuar të drejtën kushtetuese të studentëve për të votuar.

Për këto arsye dhe derisa të zgjidhet çështja e Komisionit Zgjedhor, që i ka mbaruar mandati, Kryetari i Këshillit Studentor tek Shkencat e Natyrës, Xhulian Guçe, si kandidat për senator, u ka propozuar studentëve dhe pedagogëve t’i bashkohen peticionit për të shtyrë zgjedhjet pas Shtatorit.

“Bashkimin në nismën për të shtyrë procesin zgjedhor, për mundësimin dhe garantimin e votës për gjithë studentët e Universitetit të Tiranës.

Rifillimin e procesit në shtator 2020.”