Braimllari: Është detyrë kombëtare të punojmë me politika konkrete në shërbim të rinisë.

331
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari gjatë një takimi me të rinjtë në Bashkinë e Korçës, ngriti shqetësimin e largimit masiv të rinisë shqiptare.

Braimllari shprehet se LSI angazhohet për hapjen e vendeve te reja të punës, vende pune të mirëpaguara me qëllim përballimin e kostos së jetesës.

Postimi i plotë:

Në Korçë me të rinj pozitivë me energji pozitive dhe shprese për të kontribuuar në Shqipëri.
Rilindja dhe Edi Rama vrau shpresën dhe goditi në palcë të ardhmen e vendit duke i detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka investuar dhe kontribuar tek rinia.
Është detyrë kombëtare të punojmë me politika konkrete në shërbim të rinisë.
LSI angazhohet për hapjen e vendeve te reja të punës, vende pune të mirëpaguara me qëllim përballimin e kostos së jetesës. Politika fiskale që favorizojnë të rinjtë që hapin biznes të ri. Ky është mision kombëtar për të çliruar rininë shqiptare nga kthetrat e rilindjes anti-kombëtare.