Ngricat deri të premten, ulen temperaturat deri në -6 gradë

579
Sigal

Gadishulli i Ballkanit
edhe vendi ynë është prekur nga i ftohti  i parë arktik, i cili mëngjesin
e së martës  ka sjellë reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit
në lartësitë deri në 600 metra në nivelin e detit.

Në Kukës, Peshkopi, Bulqizë,
Korçë dhe Pogradec, janë regjistruar reshje. Por përveç ngricave në disa akse
në Tropojë, Kukës e Bulqizë, ku duhet kaluar me zinxhirë, qarkullimi është i
lirë.

Kjo situate meteorologjike parashikohet të vazhdojë deri në
fundjavë.

Të enjten do të ketë një zbritje tjetër të temperaturave,
me 5-6 gradë celsius. Por nga e premtja temperaturat do të fillojnë të rriten
gradualisht.