Ngjarja tragjike – detaje te reja/ 36 vjeçari që shkaktoi aksidentin Durrës, po ndiqej nga policia

508
Sigal


0

 

Gazeta Telegraf/

36 vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik të
mëngjesit të sotëm në Sukth të Durrësit, me 4 viktima ishte në ndjekje të
policisë

Përmes një deklarate zyrtare policia e Durrësit informon se
shërbimet e Rendit dhe të Qarkullimit Rrugor Durrës ishin në pikë kontrolli kur
kanë konstatuar një mjet tip “Benz” duke ecur në krah të kundërt dhe me
shpejtësi tej normave të lejuara.


“Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë të ndalonte, por
drejtuesi i mjetit ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik jetën e punonjësve
të policisë. Menjëherë efektivët e policisë në postobllok kanë njoftuar Sallën
Operative dhe janë vënë në ndjekje , por mjeti është shkëputur duke përfituar
në kohë pasi lëvizte në sens të kundërt dhe shërbimet e policisë nuk kanë
lëvizur në sens të kundërt


Këto shërbime kanë konstatuar pak minuta më vonë se po ky mjet
ishte përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, rreth
orës 04:15”