Nga sot, urgjencat kirurgjikale tek Spitali i Traumës, Manastirliu: Po bëhemi gati për spitalin e dytë Covid

325
Sigal

Nga dita e sotme ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje do të kryhen në Spitalin e Traumës dhe aty do të shërbejnë edhe mjekë e anestezistë të Spitalit Universitar Nënë Tereza.

Ministrja Ogerta Manastirliu tha sot se Spitali i Traumës është mobilizuar i gjithi në funksion të pritjes së kirurgjive të urgjencës dhe është përforcuar me mjekë e infermierë, me një listë që do të shtohet dita ditës sipas nevojës.

Ne po bëhemi gati edhe për të hapur spitalin e dytë Covid, “Shefqet Ndroqi” ku dhe aty po behet organizim i mirëfilltë për burimet njerëzore që do të shtohen dhe gjithë organizimit për ti bërë ballë këtij infeksioni e për të organizuar punën që të kemi sa më pak përhapje e të ruajmë burimet tona njerëzore”.