Nga rruga te barku i avionit, si u sofistikuan grabitjet e bankave 4 vitet e fundit

431
Sigal

Grabitja e një makine në dalje të një banke në kryeqytet,  në  shkurt të vitit 2015, ishte e para e një se- rie  vjedhjesh  të  mjeteve  të transportit  të  parave,  me  des- tinacion  Aeroportin  e  Rinasit. Po atë vit, në dhjetor 2015, ob- jektivi i sulmit ishte një autom-jet  në  rrugën  që  të  çon  për  në Rinas.  Në  qershor  2016,  gra- bitësit   u   “zhvendosën”   në Aeroportin  e  Rinasit,  ku  sul- muan  brenda  tij  makinën  e transportit  të  parave.  Në  sh- kurt  të  2017-s,  ndodhi  një tjetër  grabitje  në  Qafë  Kashar, ku  sërish  ishin  objektiv  mjetet që  transportonin  paratë  në aeroport. Për  të  mbërritur  në ngjarjen e pestë, pardje, ku kri- mi  arriti  kulmin  dhe  paratë  u grabitën nga barku i avionit, që ishte  gati  për  t’u  nisur  drejt Vjenës. Ekspertët e sigurisë ban- kare janë shprehur se krimi në Rinas i ka ezauruar të gjitha fazat gjeografike,  ka  filluar  në  qytet, ka vazhduar në Qafën e Kasharit, në  ambientet  e  aeroportit  dhe së fundmi edhe brenda avionit. Gjëja  e  vetme  që  ka  mbetur  të shpresohet është që ndonjë ditë të  mos  merret  avioni  peng  me pasagjerë  brenda!  Ekspertët shpjegojnë  disa  nga  arsyet  se pse grabitësit arrijnë me kaq le- htësi   të   vjedhin   valutën   që bankat  transportojnë  jashtë vendit,  me  qëllim  investimin  e parave të lira në bankat e huaja. Së  pari,  nga  një  ngjarje  në tjetrën  nuk  ka  pasur  shtim  të masave  të  sigurisë  dhe kjo  e inkurajon  krimin  të  veprojë më  tej.

Së  dyti,  zbatimi  i udhëzimeve të  ministrave  të  Brendshëm, fillimisht ai numër 308 i mirat- uar në maj 2017 dhe udhëzimi i  ri  në  mars  2018,  që  disipli- nojnë  lëvizjen  e  mjeteve  të transportit të parave në Rinas, nuk janë zbatuar me korrektë- si,  ndërsa  ka  pasur  mungesa.

Krimi në Rinas i ka ezauruar të gjitha fazat gjeografike, ka filluar në qytet, ka vazhduar në Qafën e Kasharit, në ambientet e aeroportit dhe së fundmi edhe brenda avionit. Gjëja e vetme që ka mbetur të shpresohet është që ndonjë ditë të mos merret avioni peng me pasagjerë brenda ose trajnim të pamjaftueshëm të punonjësve të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF-ve) që kryejnë këtë proces (kjo gjithse- si nuk lidhet me ditën e djeshme, ku grabitja ndodhi brenda në avion).

Në rastin e fundit, skenari ishte ndryshe nga grabitjet e tjera. Pasi janë lënë paratë brenda në aeroport, shoqëritë e sigurimit fizik janë larguar dhe vlerat janë futur në barkun e avionit dhe grabitësit i kanë marrë në pro- cesin e fundit. Pra është siguria brenda aeroportit që ka ceduar, duke filluar nga masat në kargo, doganë, e aeroport, policia pri- vate e aeroportit dhe Policia e Shtetit, në një rast që ekspertët  e sigurisë fizike e cilësojnë si skandaloz. Grabitja ishte e mirë- menduar, pasi është studiuar momenti i fundit, si dhe janë përdorur kamuflazhe të Policisë Tatimore për të humbur gjur- mën për të mos tërhequr vë- mendjen. Ekspertët e sigurisë pohojnë se duhet të ngrihet task-forcë për të verifikuar ng- jarjen dhe elementët e përgjegjësit që kanë çuar në cedimin e sigurisë së një prej institucioneve më strategjike në vend. Më pas, duhet të men- dohet për të shtuar masat e sig- urisë në të gjithë vektorët e transportit të mjeteve mone- tare.

Në procesin e transportit të parave, aktorët e parë janë bankat, Shërbimi Privat i Sig- urisë Fizike (SHPSF) dhe ko- mpanitë e sigurimit, që sig- urojnë transportin. Këto të fun- dit, thonë ekspertët, janë dhe hallka më e dobët dhe nuk kanë peshë, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës.

Aktorët e dytë lidhen me pjesën e transportit, ku përf- shihen SHPSF-të dhe Policia e Shtetit.

Faktori  i  tretë  janë  masat  e sigurisë brenda në aeroport, në kargo, doganë, ku rol kanë poli- cia  private  e  aeroportit  dhe Policia e Shtetit. Nisur dhe nga ngjarja  e  qershorit  2016,  sig- uria  brenda  ambienteve  të  Ri- nasit  mbetet  shumë  e  dobët.

Ekspertët e sigurisë pohojnë se në vendet e tjera, përgjithësisht paratë ngarkohen në avionë në xhepa të veçantë të aeroportit dhe jo siç ndodh në Shqipëri, ku pasi hidhen valixhet, në një cep vendosen dhe paratë që transportohen nga bankat. Kjo metodë vë në rrezik edhe sig- urinë e pasagjerëve të avionit. Ata sugjerojnë që bankat të për- dorin chartera të veçantë për të lëvizur vlerat.