Ngjarja e rëndë e ndodhur në aeropor- tin “Nënë Tereza, ku njerëz të armato- sur e të maskuar grabitën rreth 2 mil- ionë euro, ka bërë jehonë edhe në me- diat e huaja. Ngjarja ka marrë edhe vë- mendjen e prestigjiozes “Reuter”, të cilët kanë përshkruar ndodhinë e ng- jarjes, ndërsa shkruajnë se një nga per- sonat e përfshirë në grabitje u vra nga policia gjatë një shkëmbi zjarri me policinë. Media italiane “IlFattoQuo- tidiano”, shkruan se një grup i arma- tosur grabitësish vodhën 10 milionë euro në aeroportin “Nënë Tereza”.
Referuar lajmeve të mediave shqiptare shkruan, se grabitësit mbërritën në aeroport me një makinë të rreme policie, e më pas i janë afruar avionit me 160 pasagjerë, i cili do të fluturonte për në Vjenë. Një tjetër portal italian, “avionnews”e ka cilësuar grabitjen – spe- ktakolare, ndërsa shkruan se një grup per- sonash hynë në parkingun e aeroportit duke iu afruar më pas avionit ku dhe ar- ritën të merrnin 10 milionë euro, para të cilat vijon portali, duhej të dërgoheshin jashtë vendit. “Shqipëri, vidhen 10 mil- ionë euro në Tiranë, vritet një nga kriminelët”, shkruan agjencia NOVA. Ndër- sa “Corriere.it” shkruan se bilanci i ngjarjes së djeshme të ndodhur në Ti- ranë, është një i vdekur dhe 10 milionë euro të zhdukur, në një vjedhje të rëndë, të ndodhur në një avion plot me pasagjerë”, i cili pritej të fluturonte drejt Vjenës.