Nga nesër, karantinë dy javore për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

68
Sigal

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që personat që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të vendosen në karantinë dy javore. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sqaroi se kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 maj.

Duke qenë se situata e COVID-19 në vend, është më e stabilizuar, Komiteti Teknik vendosi që nxënësit në gjimnaze, të cilët deri më tani e kanë zhvilluar mësimin në mënyrë të alternuar, mund të rikthehen ta zhvillojnë mësimin në godinat e shkollave.

“Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv.

Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve.

Duke parashikuar faktorët do të merren edhe masat. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve.

Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e terja. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve. Duke pasur situatën lokale, ku e zë Gjirokastra.

Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj. Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë”, tha Rakacolli.