Ermir Gjinishi: Patronazhistët si SS-të e Hitlerit!

62
Kryerilindasi ynë, ideologjikisht dhe praktikisht është një kopje moderne e Hitlerit!
Në librin e tij “Mein Kampf” Hitleri shprehte përçmim ndaj demokracisë përfaqësuese, njëlloj si kryerilindasi ynë që e ktheu pluralizmin parlamentar në punizëm monopartiak.
Hitleri promovoi nazizmin si përçmim ndaj demokracisë liberale e sistemit parlamentar, dhe krijoi format më të sofistikuara për ta garantuar atë, siç ishin grupet sekrete SS- të, mjeti më i fuqishëm i përdorur prej tij për qëllime politike.
Rama ynë krijoi ideologjinë përjashtuese anti-pluraliste të sekto-rilindjes shoqëruar me instrumentat zbatuese të saj, sistemin e administratës partiake, bandat, grupet kriminale, oligarkët qeveritarë dhe së fundmi patronazhistët, me qëllim shkatërrimin e demokracisë përfaqësuese.
Dhe thonë pastaj, përse ngjajnë kaq shumë diktatorët me njëri-tjetrin 😂?
Sigal