Meta pret në presidencë Alvin Berishën dhe babanë e tij

294
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në presidencë Alvin Berishën, 11-vjeçarin që u shpëtua nga kampi Al-Hol në Siri dhe babanë e tij Afrim Berishën.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta krah fotos.

Alvin tashmë është transformuar që pas shpëtimit nga kampi i ferrit dhe duket në gjendje mjaft të mirë

Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Ai mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij