“Nga ky podium, në emër të shqiptarëve… ”, Berisha thirrje SHBA: Rama i përfshirë në skandale, hetoni edhe Sorosin

Sali Berisha, nga podiumi i ngritur përpara kryeministrisë i ka bërë thirrje SHBA që të hetojnë lidhur me çështjen e fundit që përfshinë McGonigal dhe përmendjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzë, si dhe hetim kërkoi edhe për George Soros për aktivitetet në Shqipëri.

Ai tha se opozita është me fortë se kurrë dhe se nuk mundën që ta shkatërronin.

NOA

“Edi Rama këtë vend të bekuar e shndërroi në një vend të mallkuar, i bëri shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Dy tre ditë më parë mbushi zyrën me disa vogëlushë dhe i lumturoi me dhurata, dhe këtë e bëri për të mbuluar lotët e mijëra fëmijëve që largohen nga familjet e tyre, vetëm për shkak të këtij njeriu që vret shpresën. Dua ta shporrim një minutë e më parë. Miqtë e mi, në skandalin e fundit, atë botëror, spikati një fakt ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës, në aleancë me McGonigal-ër e tjr, është dukuria më negative. Populli opozitar u bë objekt i sulmeve të papara.

Ish-kryetari i opozitës u mor peng nga Rama, Berisha pa asnjë fakt nga kjo mafie, ky lobim, u sanksionua. U bë gjithçka për të shndërruar në pseudoopozitë. Ai korruptoi, bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në betejë amorale në mbështetje të Ramës, skandal pas skandali, për fajin e vetëm se ajo guxonte të denonconte vjedhjen dhe korrupsionin. Ne jemi sot më të fuqishëm se ideale dhe vlerat që mbrojmë janë të vërteta, se e duam me gjithë zemër Shqipërinë.

Por dhe një herë theksoj, nuk kishte aleancë midis qeverive perëndimore dhe Edi Ramës, por aleancë e rrezikshme midis individëve që bënë gjithçka për të mbështetur Edi Ramën, që morën qeset e Duçk-ove të Ramës, vetëm e vetëm që të na mposhtin.

Nga kjo tribunë, në emër të shqiptarëve që janë sot dhe atyre që mbyllën sytë për idealet demokratike, u bëj thirrje SHBA, Kongresit, institucione të vendit të madh, le të hetojnë të gjithë… Çfarë ndodhi këto vite me opozitën shqiptare? Të hetojnë Sorosin në Shqipëri…”, tha Berisha.