Nga atentati i 2019-ës te atentati i sotëm, historia e Mariglen Hakës

195
Sigal

Saga për eliminimin e Mariglen Hakës ka filluar që në vitin 2019, kur ka qënë objektivi i atentatit të parë në datë 21. 09 në banesën e tij në zonën e Niklës.

85 plumba janë lëshuar nga tre armë të ndryshme, duke krijuar një situatë lufte në banesën e të riut 27 vjeçar në atë kohë.

Goditja me qëllim eleminimin fizik të Hakës ka qënë e mirëorganizuar dhe autorët e krimit kanë qënë të pozicionuar në dy drejtime, duke krijuar dy vatra zjari kundër objektivit të tyre Mariglen Haka.

Deri në këto momente policia dhe prokuroria e Krujës, dyshon se vrasësit mund të jenë me pagesë, dhe se nuk përjashtohet mundësia me bashkëpunimin e personave që banojnë në zonë, të cilët e njohin mirë terrenin.

Ndërkohë edhe vetë i plagosuri, 27 vjeçar në 2019, është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Në qershorin e 2011-ës ai u arrestua nga policia si i akuzuar për vrasjen e Nadien Zenelit, ngjarje  e ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë.

Aso kohe, vrasja e 32-vjeçarit nga Dibra u dyshua si eleminim për shkaqe hakmarrjeje.

Mariglen Haka ka rënë sërish pre e një atentati mesditën e kësaj të mërkure në Fushë-Krujë.

Burime bëjnë me dije se për pasojë ai ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Bluzat e bardha të këtij spitali kanë konfirmuar një plumb në kokë ndaj të riut.