“Bien përfundimisht zgjedhjet e 14 majit”,Vasili publikon të dhënat: Ja provat shokuese të numërimit stalinist!!

100
Sigal

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka reaguar pas rinumërimit të kutive të votimit nga KAS ku rezultoi se PSD-ja e drejtuar nga Tom Doshi doli me 72 vota fiktive tepër, pasi nga 190 vota që figuronin në tabelën përmbledhëse të miratuar nga KZAZ, në kuti u gjetën vetëm 118 vota për këtë subjekt. Gjithashtu pas rinumërimit të një kutie, që i përkiste Qendrës së Votimit  0425/0, u konstatua se 64 vota që i përkisnin subjektit zgjedhor Partia Republikane ishin llogaritur si vota për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në fund të rinumërimit doli me zero vota.

I revoltuar, Vasili shkruan në statusin e tij se këto zgjedhje janë përfundimisht të rëna dhe s’ka më asnjë lloj alibie që i certifikon dhe i shpëton dot ato, ndërkohë që të gjithë përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për shkeljet e kryera.

Postimi i plotë:

Bien perfundimisht zgjedhjet e 14 majit , ja provat shokuese te numerimit stalinist!!

Provohet me fakte shokuese numerimi stalinist i votave, pra s’ka rendesi si votohet se rilindasit i numerojne siç duan.

Bie perfundimisht edhe procesi i numerimit te votave si mafioz dhe i manipuluar.

Neper kutite e votimit, zbulohen nga vete KQZ, nga rinumerimi se dhjetra vota jane manipuluar pra i jane hequr nje partie dhe jane dhene partive te tjera.

Vetem ne nje kuti 64 vota i ishin dhene nje partie dhe pas rinumerimit doli qe kishte zero vota.

Nje tjeter partie i ishin shtuar plot 72 vota qe nuk i perkisnin asaj, vetem ne nje qender votimi

Numerimi i votave provohet me fakte qe eshte i shkaterruar, i manipuluar dhe i vjedhur dhe

çdo rezultat eshte nje rezultat jo legjitim dhe i manipuluar.

Tanime keto zgjedhje jane perfundimisht te rëna dhe s’ka me asnje lloj alibie qe i certifikon dhe i shpeton dot ato.

Pergjegjesit qe nga kreu deri tek me i fundit duhet te shkojne ne burg se kane vjedhur ne menyre mafioze vullnetin e shqiptareve.

Asnje leshim nuk ka per shkaterruesit e votes se lire dhe vjedhjen mafioze te votes nga Edi Rama.

Keto jane “fitoret” me ere te qelbur mafioze te Edi Rames, te cilin qytetaret as e duan dhe as e votojne, por e urrejne ndaj ai paguan qindra milion euro per te blere vota, per te blere numerues dhe per te manipuluar zgjedhjet.