Nesër rikthehen gazetat pas një ndërprerje të gjatë

894
Sigal

Drejtuesit e mediave të shkruara kanë vendosur që nga nesër do jenë përditë te lexuesi, pas një ndërprerjeje të gjatë.

Vendimi u mor pasi lexuesit, ndonëse janë informuar online nga mediat tradicionale, por botimi është më se i kërkuar nga lexuesit e tyre.

Sipas radios shtetrore gjermane DW në një studim për besueshmerinë e mediave sot në kohën e koronavirusit thuhet se “Në këtë situatë shumë vetë i rikthehen mediave tradicionale.

Një studim i Reuters i publikuar së fundmi, ku u pyetën njerëz në Argjentinë, Gjermani, Korenë e Jugut, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe SHBA, arrin në përfundimin se mediat tradicionale gëzojnë një besueshmëri më të madhe se mediat sociale.

Kështu nga nesër lexuesi do ta gjejë gazetën e pavarur shqiptare Telegraf, në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë dhe rrethe. Situata problematike e koronavirusit ka sjellë, si për çdo njeri tjetër, edhe për gazetarët dhe punonjësit e gazetave, rregulla strikte mbrojtje, siç urdhëron ministria e shendetsisë.

Ndërsa për lëvizjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias së shkruar, sikurse asaj radio-televizive, policia të tregohet korrekte si deri më tani për mosbllokimin apo ndalimin e njerëzve të medias pasi  ka patur raste që në  ndonjë postbllok policie është krijuar tension i qëllimshëm.

Ndaj nga nesër Telegraf.al do të rikthehet për lexuesin me të njejtën editorial sikurse ka ndodhur për 15 vite rresht dhe me urimin që kjo siuatë e rëndë e krijuar prej virusit Covid-19 të kalojë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme në shëndetin e qytetarve ,por edhe në rimëkëmbjen e ekonomisë familjare dhe asaj shtetërore.