Voltana Ademi thirrje qeverisë: Koronavirusi po përhapet në institucione, duhen testime

362
Sigal

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të bëhen sa më shumë testime në të gjitha institucionet e vendit duke përfshirë këtu policisë, ushtrinë si dhe personelin shëndetësor.

Ademi thotë se është jetike që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur që koronavirus të mos përhapet akoma më tepër.

Ajo i kërkon qytetarëve të Shkodrës të qëndrojnë në shtëpi, por shton se kjo nuk mjafton pa testimet masive dhe pajisen e gjerë me pajisje mbrojtëse të shtresave të sipërpërmendura.

“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër.

Është një personel i Reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër.

Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë:

-Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet
-Policinë e Shkodrës
-Forcat e Ushtrisë
-Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë.

Është JETIKE që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit.

Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fixik e social.

Qëndroni në shtëpi, duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjërë, por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shëndetësor, policisë, ushtrisë dhe personave që veprojnë në territorin e Shkodrës!”, shkruan Ademi.