Koronavirusi se ndal drogën/ Policia italiane vë në pranga 34-vjeçarin shqiptar, kapet me sasi të madhe kokaine

365
Sigal

Ditën e djeshme, policia Italiane ka sekuestruar një sasi të madhe droge të llojit kokainë dhe ka vënë në pranga një shtetas shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në Castelfiorentino, Firence.

Siç shkruajnë mediat italiane, në pranga është vënë një shqiptar 34-vjeçar dhe gjatë aksionit janë sekuestruar edhe 15 kilogramë kokainë.

Shqiptari ishte duke udhëtuar në makinë bashkë me të fejuarën e tij, kur është ndaluar nga policia.

Sjellja e çuditshme e tyre ka ngritur dyshime tek karabinierët.

Këta të fundit kanë vendosur të kontrollojnë makinën dhe në brendësi të saj dhe në motor kanë gjetur jo pak, por 15 kilogramë kokainë.