Rrebeshet e shiut përmbytin Tiranën, por çfarë parashikojnë meteorologët për nesër

598
Shprehja gusht e gunë u vërtetua më së miri mesditën e kësaj të marte, ku disa zona të kryeqytetit u përmbytën si pasojë e reshjeve dhe rrebeshit të shiut që përfshiu vendin.
Ndonëse një gjë e tillë ishte parashikuar nga meteorologët këta të fundit kanë parashikuar se si do të jetë situata gjatë ditës së nesërme.Gjatë mesditës së nesërme do të ketë sërish vranësira, por nuk parashikohen rrebeshe shiu.
Një fakt interesant, ishte edhe rënia drastike e temperaturave. Në vetëm 60 minuta, temperaturat kanë pësuar një rënie me 14 gradë C.
PARASHIKIMI PER SOT
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin. Vranësira të dendura do të ketë në zonat veriore ku priten rrebeshe shiu. Pas mesditës vranësirat dhe shirat zhvendosen drejt qendres – jugut te vendit duke gjeneruar shira, kryesisht në zonat lindore. Mbrëmje dhe nata do të largojnë vranësirat duke lënë pjesën më të madhe të vendit me kthjellime. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë dallgëzimi në det mbetet problematik.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit ndërsa një rënie të ndjeshme sjell mesdita duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht deri në 33°C.
PARASHIKIMI PËR NESËR
Territori dominohet nga kthjellimet deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat verilindore. Pasditja do vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në Veri – Qender por kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Jugore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 32°C.
Sigal