Nesër do të lexoni/ Plani Strategjik-EUROSAI-t, 2017 – 2023

695
29 – 30 Nëntor, 2017, Potsdam, Gjermani
Gjatë javës së fundit, qyteti historik i Postdamit, Gjermani ishte vendi pritës i një prej aktiviteteve më të rëndësishme, të cilën EUROSAI e organizoi pas miratimit nga Kongresi IX, në maj të këtij viti, të Planit Strategjik të Zhvillimit 2017 – 2023. 29 dhe 30 Nëntori ishin dy ditët gjatë së cilave, nën drejtimin e përbashkët të dy liderëve, SAI-t të Gjermanisë dhe Çekisë u organizua takimi me anëtarë të EUROSAI-t. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analiza e qasjeve të deritanishme dhe prezantimi i projekteve të reja që mund të aplikohen nën kuadrin e perspektivës që ofron Plani i Ri Strategjik. Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë aktivitet u përfaqësua nga znj. Albana Gjinopulli, znj. Arminda Bushi, znj. Jonida Gruda, znj. Irma Idrizaj. Zv. Pesidenti i Sai-t Gjerman z. Kristian Arendt uroi mirëseardhjen për pjesëmarrësit dhe vlerësoi angazhimin që SAI-t treguan me prezencën në këtë aktivitet, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e takimit në kuadrin e gjerë të implementimit të qëllimeve të Planit Strategjik për EUROSAI-n. Plani Strategjik i EUROSAI 2017-2023 u prezantua nga disa prej vendeve pjesëmarrëse si Turqia, Letonia, Spanja, Holanda të cilët janë përgjegjës për çështje specifike të përfshira në këtë Plan. Plani i ri Strategjik i EUROSAI-t fokuson zhvillimin e kësaj organizate drejt synimit për tu transformuar në një ndërmjetës dinamik dhe i udhëhequr nga dija i cili i përgjigjet nevojave specifike të zhvillimit të anëtarëve, kushteve të ndryshme sociale dhe administrative në të cilat ata veprojnë dhe burimeve që kanë në dispozicion. Ky zhvillim do të udhëhiqet nga dy qëllime strategjike dhe do të mbështetet nga përmirësimet në qeverisjen e EUROSAI-t. Për të forcuar SAI-t në Rajonin Evropian dhe për t’i ndihmuar ata të merren me problemet emergjente dhe sfidat në zhvillim, EUROSAI në gjashtë vitet e ardhshme do të fokusohet në dy qëllimet strategjike të mëposhtme:…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal