Në Korçë shkon në 12 numri i të prekurve, pas infektimit të mjekes kardiologe

62

Pavarësisht se sot nuk ka pasur raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 vijon të mbetet i lartë ku vetëm në qytetin e Korçës numërohen 12 raste

Rasti më i fundit është ai e një mjekeje kardiologe e cila është infektuar gjatë punës duke iu shërbyer pacientëve të parë me COVID-19 në qytetin e Korçës.

Drejtoria e Shëndetit Publik menjëherë pas publikimit të rastit të mjekes ka reaguar duke marrë masa lidhur me spitalin ndërsa janë vetkarantinuar një pjesë e stafit mjekësor, kontakte më të afërta me këtë rast.

Ndërkohe vijojnë të qëndrojnë në karantinë 21 punonjës të doganës së Tushemishtit dhe 53 punonjës të kadastrës në Korçë.
Nga ana tjetër qytetarët e Korçës kanë qenë më pak aktivë në daljet e tyre këto ditë por ditën e sotme kjo edhe për shkak të vet izolimit për 40 orët e ardhshme janë dyndur në markete, furra buke dhe farmaci për të bërë blerjet e tyre.