Në gjendje të dehur, burri në Korçë ndërmerr veprimin ekstrem, merr thikën dhe tenton të vetëvritet

52
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një  61-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në gjendje të dehur. Sipas policisë ai ka mbërritur në mëngjes në shtëpi dhe ka marrë një thikë, ku ka dashur t’i jap fund jetës së tij.

Policia raporton se 61-vjeçari, aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

“Mëngjesin e sotëm, në Bilisht, Devoll, në banesën e tij, në gjendje të dehur, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi Sh. F., 61 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.