Në 87-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të parë të Bashkisë Berat, Zenel Blana, në përpjekje me fashistët italianë, më 7 Prill 1939

Fatmira Mustafaj
Organizata e Dëshmorëve të Atdheut- dega Berat

Organizata e Dëshmorëve të Atdheut- Dega Berat përkujtoi rënien heroike të dëshmorit Zenel Blana.Në këtë aktivitet,tek varrezat e dëshmorëve ,merrin pjesë 2 nipër të dëshmorit,Zenel Blana,i cili mban emrin e dëshmorit dhe Astrit Blana.

NOA

Pas ekzekutimit të Himnit kombëtar ,fjalën e mori Kryetarja e Org.të Dëshmorëve të Atdheut- dega Berat,znj.Fatmira Mustafaj,e cila ndër të tjera theksoi :

Çdo ditë secilit nga ne i takon të ndeshet me probleme të ndryshme,si ato familjare,sociale,politike,filozofike,fetare dhe të japë mendime të ndryshme nga një këndvështrim i interesave të veta personale sipas formimit të vet arsimor e kulturor.

Por datat e mëdha historike dhe emrat e mëdhenj të dëshmorëve dhe heronjve që me sakrificat e tyre dhe gjakun e derdhur kanë nënshkruar epokën në të cilën jetuan,kërkojnë që të përkulemi me respekt e mirënjohje të thellë!

Jo më kot ,sot jemi mbledhur në këtë tempullit të heroizmit,në këto faltore laike,ku prehen ata që derdhën gjakun duke përkujtuar 7 Prill 1939,Pushtimi fashist i Shqipërisë.

Sot 7 Prill 2926,shumë vite kanë kaluar,por dëshmorët dhe heronjtë vijnë pranë nesh,siç vijnë në përfytyrimin tonë oshëtimat e luftës,klithmat e dëshpërimit të një populli të tradhtuar nga Mbreti Zog,por jo të disfatuar nga kjo tradhti !

Ai rrëmbeu armët dhe shkoi atje,ku e thërriste zëri i Atdheut!

I tillë qëndroi edhe dëshmori i parë i Bashkisë Berat,Zenel Blana.Kush e thirri atë? Përveç zërit të Atdheut,askush tjetër!

Ky moment bëri ndarjen me epokën e vjetër,po lindte një epokë e re.Epoka e Vegjëlisë!

Zeneli lindi në Mbolan të Bashkisë Berat në 1905 në një familje fshatare. Me sulmin e fashistëve italianë kundër Shqipërisë,si shumë patriotë të tjerë të ndershëm,shkuan për ta pritur pushtuesin me pushkë.

Më 6 Prill 1939,Zeneli me një grup luftëtarësh beratas mbërriti në Vlorë për të luftuar pushtuesin deri në 7 Prill ku luftoi heroikisht në fshatin Bestrovë dhe ra heroikisht. Zenel Blana bie dëshmor i Atdheut,duke qenë ndër dëshmorët e parë të Shqipërisë!

Njerëz të tillë i rritën dhe i bënë madhështore kohërat.Djalëria shqiptare u rrit në zjarrin e luftërave kundër fashizmit e nazizmit dhe vendosi vijën ndarëse midis vdekjes fashiste dhe Jetës,Lirisë !

Njerëz të tillë nuk mund të lindnin në sistemin feudal zogollian,që karakterizohej nga inferioriteti social e moral dhe fryma e kompromiseve me të huajt.Ishte mungesa e unitetit nacional e social që nxiste frymën e kompromiseve pa princip me të huajt,qofshin ata dhe pushtues.

Mbi polarizimin e tejskajshëm klasor ngrihet logjika e zhvillimit historik të klasave sunduese drejt kompromiseve antipopullore dhe veprimi I saj antikombëtar e antihistorik.

Pushtimi I Shqipërisë më 7 Prill 1939 nga Italia fashiste nuk I afroi klasat drejt unitetit përballë armikut të përbashkët.Bagazhi I eksperiencës së hidhur të konfrontimeve permanent të 2 klasave antagoniste ishte I madh për t’u absorbuar kaq lehtë,prandaj shtypësit dhe të shtypurit,secila klasë vazhdoi rrugën e vet.

Kalimi I shumicës së Popullit në anën e Partisë  Komuniste ishte në logjikën e unitetit të të varfërve me pretendimin për të marrë fatet kombëtare në dorë përreth një përfaqësueseje,që fliste nga pozitat e tyre.Ishte rikthimi I Vegjëlisë në Skenën Historike!

Në vendet e Evropës perëndimore,ku Revolucioni francez kishte shtyrë prej kohësh shoqërinë përpara,ideologjia marksiste,si kritikë e fuqishme ndaj sistemit kapitalist,gjeti vend natyrshëm në përpjekjet e masave për një jetë më të mirë dhe shërbeu në gjenerimin e aftësive adoptuese të kapitalizmit ndaj konditave të reja historike.

Duke e konsideruar si protektoratin e tyre,Shqipërinë,fashistët italianë ishin të interesuar të zgjeronin kufijtë për një Shqipëri etnike” ,nën kujdesin e tyre.Kështu rezistencën e popullit do e kthenin në një drejtim tjetër kompromisi antihistorik duke e trumbetuar si “ fitore e madhe” e çështjes kombëtare.Duke e kompromentuar çështjen kombëtare me interesat e fashizmit,elita e klasave të larta të shoqërisë shqiptare rrezikoi diskriditimin përfundimtar të çështjes kombëtare,e cila ishte e destinuar të varrosej në mënyrë të turpshme bashkë me fashizmin ditën e rënies së tyre.

Vetëm Lufta Antifashiste Nacçl mundi ta kalonte vendin në bllokun antifashist dhe të shpëtonte çështjen kombëtare nga diskriditimi,megjithëse pa e zgjidhur atë.

Ishte vegjëlia dhe përfaqësues nga familje atdhetare që rrokën armët dhe derdhën gjakun për liri,demokraci! Çetat partizane me vetëmohim,shpirt sakrifice,heroizëm të pashembullt do të bëheshin streha e të gjitha shtresave shoqërore,që aspironin për liri,pa e llogaritur jetën e tyre të re në lulen e rinisë!

Prandaj ,ne sot përkujtojmë dëshmorin e parë të Bashkisë sonë,Zenel Blana,ku pranë tij prehen të gjithë dëshmorët e këtij rrethi,prej të cilëve marrim forcë,ndriçojmë të vërtetën,se mbi gjakun që derdhën 28.000 dëshmorët e lirisë,qëndrojnë të patundur themelet e Shqipërisë së lirë! Liri të cilën duhet ta ruajmë në këto situata të vështira,të trazuara në rajon e më tej! Historia na ka dhënë mësime të mëdha, prandaj duhet të jemi vigjilentë!

Rroftë Shqipëria!

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

Më pas nga Sekretari I Përgjithshëm I Org.së Dëshmorëve të Atdheut Berat Z.Ferit Metko u dhanë “ Mesazhe Mirënjohjeje” 6 familjeve të Dëshmorëve të Atdheut:

1.Zenel Blana

2.Thoma Shqina

3.Stiliano Bandilli

4.Koço Brisku

5.Kristaq Laçka

6.Myslim Arapi

Më pas u bënë homazhe dhe u vendosën lule të freskëta tek dëshmori Zenel Blana.