Ndryshojnë tarifat për 2025, sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njësoj për të gjithë

Sigurimi i detyrueshëm i makinave duke nisur nga viti 2025 nuk do të jetë i njejtë për të gjithë. Sipas rregullave të reja, tarifa do të jetë e diferencuar, duke u bazuar në një listë faktorësh.

Duke nisur nga viti i ardhshëm, drejtuesit e mjeteve duhet të paguajnë çmim të diferencuar, ndërsa rregullat janë përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë. Mirëpo kompanitë e sigurimeve nuk janë shprehur të gatshëm ta zbatonin.

Sigal

Çmimi i ri do të caktohet në varësi të moshës së mjetit, fuqisë motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës (elektrike apo me lëndë djegëse), mosha e zotëruesit të mjetit, përvoja në timon, historiku i aksidenteve do të regjistrohen në sistemin që përcakton çmimin vjetor, sjellja në rrugë ku përfshihen aksidentet e mëparshme.

Në bazë të statistikave, për vitin që lamë paas, kompanitë arritën të mblidhin 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa për dëmet e makinave paguan vetëm 49 mln euro.