Ndryshime në qeveri/ Kush janë zv.ministrat që largohen dhe ata që marrin detyrën (Emrat)

407
Sigal

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë emëruar zv. ministrat e disa prej dikastereve të vendit.

Enio Civici, është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Vilma Bello është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Gjithashtu është liruar nga detyra zëvendësja aktuale e Ministrisë së Shëndetësisë, Bardhylka Kospiri, ndërsa vendin e saj e ka zënë Denada Seferi