Ndërtuan pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin, policia ‘kap mat’ 5 persona (Detajet)

146
Sigal

Elbasan

Ndërtuan pa leje në zonën turistike të Gjinarit dhe në Peqin, procedohen penalisht 5 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë penale në fushën e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit:

-E. J., Sh. L., V. M. dhe M. D., banues në Elbasan, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, pa leje, në zonën turistike të Gjinarit;

-Sh. K., banues në Peqin, pasi ka ndërtuar pa leje, në banesën e tij.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.