Ndërtimi i Rrugës së Golemit të Gjirokastrës

197
Sigal

Peticion drejtuar Pushtetit qendror egzekutiv te Republikes se Shqiperise,

K.M. Z. Edi Rama.

Ministres se Infrastruktures dhe Energjise,

Znj. Belinda Balluku.

Kryetarit te Bashkise Gjirokaster,

Z. Flamur Golemi.

Te dashur qeveritare te pushtetit qendror dhe vendor,

Ne qe po bejme kete peticion jemi Bijte dhe Bijat e fshatit Golem te Gjirokastres qe kerkojme te senzibilizojme pushtetin qendror dhe vendor po ashtu edhe opinionin e gjere publik per nje problem madhor jo vetem per fashatin tone por per te gjithe zonen e Kurveleshit.

Ndertimi I rruges se fashatit Golem me parametra normale ne gjurmen egzistuese.

Golemi eshte fshati me I thelle ne zonen e Laberise me mbi 1,000 metra mbi nivelin e detit. Jemi nje fshat qe kemi historine, kulturen zakonet dhe traditat tona Shqiptare qe I bashkangjiten zakoneve te gjithe zones se Laberise. Golemi eshte nje fshat qe kryesisht jeton me blegtori dhe turizem malor. Ne keto 30 vite “Demokraci” per shkak te kushteve te veshtira ekonomike dhe mungeses se rruges shume banore jane shperngulur ne zona te uleta si Gjirokaster, Sarande, Vlore, Fier dhe Tirane. Po ashtu ka nje pjese te madhe qe kane emigruar jashte Shqiperise ne Greqi, Itali Angli, Gjermani, Kanada dhe USA.

Mos pasja e nje rruge funksionale e ka bere fshatin me nje potencial tregetar dhe turistik te konsiderueshem te ngelet I izoluar ne mes te laberise. Jane bere investime ne Infrastrukture ne te gjithe zonen e Laberise per ta bere kete nje qender te turizmit malor por asnje investim I tille per te lidhur me rruge normale nje fshat qe lidh tre rrethe te ndryshme, Gjirokastren, Tepelenen dhe Vloren.

Imagjinoni nje piramide ku ne maje te saj gjeografikisht gjendet Golemi dhe nga tre faqet e saj behet lidhja infrastrukturore tregetaro-turistike me tre qytetet kryesore te jugut te Shqiperise per gjithe zonen e Kurveleshit dhe segmenti rrugor qe lidh tre faqet e piramides me majen eshte e pakalueshme. Nje segment I bllokuar qe ngadaleson dhe bllokon qarkullimin normal te njerezve, mallrave dhe turizmit, dhe I ndalohet te shpalos potencialin e vertet qe ofron zona e Laberise dhe Kurveleshit.

Golemi ka nje kapacitet blegtoral prej 25,000 – 30,000 bageti te imeta. Ka nje kapacitet per turizem malor ashtu si edhe fqinjet tane qe tashme jane lidhur me rrjetin kombetar infrastrukturor normal. P. Sh. Progonati, Nivica, Picari , Kolonja dhe Kuci.

Sic e thame edhe me larte, kemi nje potencial shvillimi te madh njerezor, kulturor ekonomio-financiar qe do ti sherbeje jo vetem fshatit tone por gjithe zones dhe vendit tone Shqiperise.

Golemi ka nxjerre figura te ndritura per gjithe Shqiperine dhe Kombin Shqiptar. Ashtu si edhe fqinjet tane te nderuar edhe Golemi ka figurat e veta. Sic ka Berati Gjon Muzaken, Golemi ka Gjergj Arianitin (Komneni). Kuci ka Zenel Gjoleken, Nivica ka Hodo Nivicen, Golemi ka Cobo Golemin.

Gjirokastra ka Dr. Skender Sinojmerin, Golemi ka Dr. Bilal Golemin Biologun the themeluesin e veterinarise Shqiptare. Kemi Dr. Rushen Golemin e shume e shume figura te tjera qe I kane dhene emer jo vetem fshatit tone por te gjithe krahines se Laberise dhe Shqiperise me punen e tyre te palodhur dhe fisnike, ne emer te tyre, te Golemit dhe Shqiperise.

Sic e thame me larte kemi traditat tona kenget, vallet dhe humorin e holle qe rralle e gjen ne Shqiperi.

Te gjitha keto po rrezikohen te shuhen, dhe Fshati te humbasi nga harta gjeografike vetem per 7KM rruge qe qeveria nuk po a nderton dot ne keto 30 vjetet e fundit.

Z. K.M Edi Rama flet per Ballkanin e hapur dhe levizjen e lire te njereve, mallrave dhe bumin turisik, por si I behet kur nuk kemi Zona te Hapura Brenda vendit tone per shkak te mungeses se rruges….?!

Nese do te behet ky segment rrugor produktet blegtorake arrijne ne deren e konsumatorit te Gjirokastres, Delvines, Sarandes, Tepelenes, Vlores, per 1 ore. Perse e privojme konsumatorin tone ne keto qytete te kete akses tek produktet tona bio vetem per 7KM rruge te asfaltuar…?!

Perse e privojme bujkun dhe blegtorin Golemas te kete akses dhe te zhvilloje turizmin malor…?! Perse e privojme turistin vendas dhe te huaj te kete akses te vizitoje kete zone turistike apo te kaloje tranzit nga Progonati ne Gjirokaster dhe Sarande per nje ore, apo nga Gjirokastra dhe Saranda nepermjet Golemit ne Progonat ne Kuc dhe zbret ne Vlore. Distanca per te arritur nga Gjirokastra, Saranda apo Delvina nepermjet Kurveleshit ne Himare apo Vlore shkurtohet me 1-2 ore nese ndertohet rruga e Golemit.

Keto jane te gjitha gjera te prekshme nese ndertohet rruga e shumepritur per 30 vjet.

Kjo eshte nje e drejte njerezore, nje e drejte universale dhe ligjore qe kerkojme dhe jo luks te nderuar pushtetare qendrore dhe vendore.

Kemi bere shume kerkesa dhe cdo here jemi kthyer me duar bosh per ndertimin e rruges por shpresa nuk na eshte vrare. Keni mundesine te na beni te ndihemi Shqiptare Evropiane zoterinj qeveritare qendrore dhe vendore ne kete shekull te 21 ashtu sic na takon. Me rrugen egzistuese ndihemi me shume pjestare te nje principate te Arberise ne shekullin e 15te.

Eshte I njejti zhgenjim lodhes qe ndjejme cdo here qe marrim pergjigje negative, apo shume here asnje pergjigje  kur e cojme zerin per ndertimin e rruges. Te njejtin zhgenjim sic ndjeni edhe ju Z. K.M Edi Rama kur sa here shkoni ne Bruksel per te kerkuar hapjen e negociatave per pranimin e Shqiperise ne BE, ata ju thone nuk keni plotesuar kushtet apo nuk do ky apo ai vend anetar per huqet e tyre.

Mos ndoshta duhet te plotesojme edhe ne disa kushte per te na e ndertuar rrugen…? Te pakten na thoni cfare kushtesh duhet te plotesojme qe ti dime edhe ne standartet e kerkuara dhe ti plotesojme ato. Ne jemi Shqiptare dhe bij Shqiptaresh qe kerkojme ate qe na takon as me pak as me shume.

Me hulumtimin tone kemi mesuar qe projekti eshte gati the fle ne sirtaret e Bashkise Gjirokaster I bere nga Komiteti Shqiptar per Zhvillim. Perse nuk vihet ne zbatim ky projekt? Keto para qe do shpenzohen per rrugen do ti paguajne taksapaguesit vendas me shume deshire cdo muaj sepse bizneset do lulezojne, turizmi malor do rritet ashtu edhe buxheti I shtetit do rritet sepse do shkojne me shume taksa ne arken e shtetit nga rritja ekonomike.

Urojme qe kete here kerkesat tona dhe kembanat e alarmit te degjohen ne te gjitha instancat e larta shteterore qendrore dhe lokale, per te vene ne levizje dhe per te perfunduar nje projekt qe eshte gati per zbatim per ndertimin e rruges se fshatit tone.

Me respekt,

Bijte dhe Bijat e Fshatit Golem te Gjirokastres