Ndërron jetë pacientja 52-vjeçare në Spitalin Infektiv, viktima e 9 me koronavirus në Shqipëri

368
Sigal

Pak më parë një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me koronavirus ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre pacientë; një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri dhe 52-vjeçara nga Vlora. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive.