G20 premton 5 trilion dollarë për të mbrojtur ekonominë globale kundër koronavirusit

420
Sigal

Drejtuesit e Grupit të 20 ekonomive më të mëdha të botës u zotuan të enjten të injektojnë 5 trilion dollarë në ekonominë globale për të zbutur ndikimin ekonomik të koronavirusit dhe “të bëjnë gjithçka që duhet për të kapërcyer pandeminë”.

“Ne po injektojmë mbi 5 trilion dollarë në ekonominë globale, si pjesë e politikës fiskale, masave ekonomike dhe skemave të garantimit për të kundërshtuar ndikimet sociale, ekonomike dhe financiare të pandemisë.”

Duke treguar më shumë unitet sesa në çdo kohë që nga kriza financiare 2008-2009 që çoi në krijimin e G20, drejtuesit thanë pas samitit të mbajtur me videokoferencë, se ishën të gatshmë të zbatonin dhe financonin të gjitha masat e nevojshme shëndetësore për të parandaluar përhapjen e virusit.

Udhëheqësit e G20 u zotuan të sigurojnë qarkullimin e furnizimeve mjekësore dhe mallrave të tjerë përtej kufijve dhe të zgjidhin ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit.

“Masat urgjente që synojnë mbrojtjen e shëndetit do të jenë në shënjestër, proporcionale, transparente dhe të përkohshme. Ne jemi të përkushtuar fuqimisht për të paraqitur një front të bashkuar kundër këtij kërcënimi të përbashkët”,  thanë drejtuesit e G20 në një deklaratë.

Ndërsa shqetësimet rriten për vendet më të varfra që nuk kanë akses në tregjet e kapitalit ose lehtësirat e duhura shëndetësore, udhëheqësit e G20 gjithashtu premtuan të punojnë me organe të tilla si Fondi Monetar Ndërkombëtar për të vendosur një paketë financiare “të fortë” për të mbështetur vendet në zhvillim.

“Është përgjegjësia jonë për t’iu dhënë një ndihmë vendeve në zhvillim dhe vendeve më pak të zhvilluara për t’i bërë të mundur që ata të ndërtojnë kapacitetet e tyre dhe të përmirësojnë infrastrukturën e tyre për të kapërcyer këtë krizë dhe pasojat e saj”.

20 vendet më të industrializuara në botë po përpiqen të mbrojnë ekonomitë e tyre të mbërthyera nga virusi nga frika e një zhytje të mundshme në recesion.